'Kompensim ndërtuesve deri 30% për çmimet e rritura', Braçe me tone të larta: Jo të gjitha kompanitë duhet të përfitojnë! Ja kriteret që duhen shtuar

TIRANË- Aktin Normativ të qeverisë, që i hap rrugën kompensimit të ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit, deputeti socialist Erion Braçe e ka vlerësuar pozitivisht, por thekson se nuk është i plotësuar.

Në Komisionin e Ekonomisë, me tone të larta, Braçe theëkson se jo të gjitha kompanitë nuk duhet të kompesohen me taksat e marra nga xhepat e shqiptarëve, por duhet të vendosen disa kritere. Braçe është i mendimit se një kompani që ka tejkaluar afatet në mënyrë të pajustifikueshme, që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit, apo që e kanë nënkontraktuar kontratën duke e çuar deri në 'në dorë të tretë', nuk duhet të komopesohen.

"Jo vetëm si vepra, që kanë rëndësi, shkollë, kanalizime, rrugë ura, rindërtimi, por mbajnë me punë njerëz, nëse mbyllen apo nuk , ato që kërkojnë ndihmë ekonomike do të rritet, kështu është e rëndësishme kjo nismë për të financuar këto punë të lëna në mes, ka rëndësi. Është nismë sa ekonomike, por kthehet dhe në politikë. Atje matanë ka dhe të tjerë që janë goditur, pra pensionistët, shtresa në nevojë dhe të tjerë. Ka shembuj që nuk justifikohen për t'u paguar, ky akt po legalizon rritjen e çmimeve, për sa kohë, ka rëndësi koha , sa është kjo rritje e çmimit që ne po legalizojmë, unë vazhdoj ta them që në shumicën e tregjeve, hekur, e çimento, kemi jo vetëm përqendrim, por edhe abuzim, dhe do doja që ai akti që do të dalë në zbatim, për ta definuar deri në fund, duhet të ketë pika reference, nëse do indeksojmë çmimin e hekurit, kujt çmim do i referohemi, INSTAT? Duhet të ketë një akt tjetër që shoqëron aktin normativ, kompanitë e hekurit, çimentos, bitumit, ka qenë në treg të lirë të energjisë elektrike, prej 2 vjetësh, ca bëri vaki që na rriti çmimin bitumi brenda 2 muajsh, shqetësimi që kam është, pika e referencës për rritjen e çmimit dhe masa që zë në vlerën e investimit në faturën që do paguajmë. Nëse ka tejkalime në afate të pajustifikuara, nuk kanë pse paguajnë taksapaguesit, kostot e kompanive që mezi punojnë, që duan të bëjnë punën me 10 punëtorë jo me 20, apo që kanë marrë nga 20 punë, dhe vonohen se nuk kanë kapacitetet për t'iu përgjigjur kompanitë që kanë nënkontraktuar kontratën, e kanë çuar në dorë të tretë, nuk ka nevojë që të financohet, e treta që është më ë rëndësishme, kompani që kanë fituar vlerën, me 99% të fondit limit, nuk kanë pse paguhen nga shteti dhe pastaj e kanë nënkontraktuar deri në dorë të tretë, ky marzhi 5-30% si do të financohet. Pres paketën e dytë", tha Braçe në Komision.

Akuza për këtë akt Normativ ka hedhur edhe deputetja e PD-së, Emilia Koliqi, sipas së cilës është tregues se qeveria mendon vetëm për klientët e saj dhe jo qytetarët. 

"Qeveria po mendon vetëm për klientët e saj, per PPP-te, për tenderat, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa garë. Ato po i kompenson me variacion  5% deri në 30% të çmimeve të rritura. Asnjë ndihmë për shtresat në nevojë. Qeveria i gëzohet të ardhurave më të larta tatimore e doganore, që po vijnë, në pjesën më të madhe, nga shtrenjtimi i të gjitha produkteve, me vendimet e bordeve të veta. Por këto të ardhura shtesë nuk po përdoren për t’u rishpërndarë në shtresat më të varfra  dhe as në uljen e taksave që rëndojnë konsumin (TVSH për ushqimet e shportës, taksa e qarkullimit të karburanteve).Çmimet e ndërtimit janë të paazhornuara me VKM, që nga viti 2015. Pse nuk del një VKM me çmime të sakta, që të përdoret nga të gjithë autoritete kontraktore në procedurat e tyre", shkruan Koliqi.

Zv.ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja tha se me anë të këtij akti normativ nuk synohet favorizimi i asnjë kompanie, teksa ndalur të rritja e çmimeve të karburanteve, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të lëndëve të para, ai pati një propozim për Bordin e Transparencës. Ai thekson se Bordi duhet të reflektojë ndryshimet në bazë ditore, e jo disa javore.

"Duhet një akt normativ më të theluar, ose akte nënligjor, dua t'ju garantoj që akti është nisur në urgjencë për vazhdimin e marrëdhënieve me kontraktorët dhe jo për të akomoduar askënd, ligji nuk rregullohet ky akt, çohen përpara drejtësisë të gjithë ato që në bashkëpunim, shkelin ligjin, i referohemi një segmenti. Bordi t'i reflektojë çmimet në bazë ditore, dhe ne nuk favorizomë asnjë biznes", tha Bejtja.

Kujtojmë se Akti Normativ hyri në fuqi në fund të majit dhe i hapi rrugën kompensimit të ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit si hekur, çimento, bitum, tuba plastikë, alumin, bakër dhe zink. Nga ky vendim bëhet kompensimi i të gjitha kontratave publike të financuara me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit apo të enteve të tjera publike të cilat kanë një kontratë në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ. Do të përfitojnë kompensim edhe kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51% apo me financim të huaj, që përballohen nga fondet e shoqërive me kapital shtetëror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
'Ekonomia'/ Braçe: Pse e shisni me çmim burse hekurin, çimenton e bitumin që prodhohet në vend? Bejtja: Edhe bujqit ashtu le ta shesin grurin, se e kanë më shtrenjtë se bursa

1655803846_Screenshot2.jpg

Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe zv. ministrit të Infrastrukturës, Ilir Bejtja. Kjo për shkak të Aktit Normativ për të kompesuar kompanitë e ndërtimit pas rritjes së çmimit.

Erion Braçe: Nuk justifikohet vonesa në kontratat e rindërtimit, se duan të punojnë me pak punëtor dhe kërkojnë për çmime të lira dhe humbasin kohë pafund. Pse të paguaj unë për ata që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit Si do bëhet kompensimi ? A do e paguani vlerën e punës, edhe pse çmimi për orë pune është rritur

Ilir Bejtja: Jo e gjithë kontrata në zbatim ka vetëm këto materiale, dhe nga struktura e kontratave që kemi pasur kemi vlerësuar që nuk duhet më shumë se 30% kompensim. Hekuri është rritur me 44% dhe nëse kontrata ka kosto kryesore këtë produkt, ai nuk ndikon më shumë se 5% në shtimin e kostove të kontratës. Nuk bëhet fjalë për subjektivizëm sepse ne flasim për kostot dhe kontratat.

Edmond Spaho: Mendoj se sipas zërave duhet të caktohet edhe masa e kompensimit sipas indeksit të çmimeve të ndërtimit, pra sipas inflacionit të materialeve të ndërtimit sepse do të ishte më e ndershme dhe më e saktë. Subjektivizmi ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, sepse të tillë janë njerëzit që kanë përfituar nga çdo mundësi që i është dhënë.

Ilir Bejtja: Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e efekteve që do të japin të gjitha materialet në totalin e kontratës. Nuk besoj se kemi subjektivizëm që ta bëjmë 2*2=5.

Edmond Spaho: Ne kemi rastin e unazës së Tiranës, me 20 milionë euro kilometri duke falsifikuar dokumentet.. (vijon replika pa mikrofon)

Ilir Bejtja: Kjo është e gjitha një gënjeshtër sepse asnjëherë nuk ka pasur 1 kilometër 20 milionë euro, këto janë fantazitë tuaja, ka qenë mbikalimi i përfshirë në mes.

Ilir Bejtja: Do të bëjmë një përllogaritje të kostove që do të kompensojmë sepse nuk e kemi këtë shifër në total. Ka kaluar mbi 5 muaj që çmimet janë harbuar, dhe asnjë nuk mund të garantojë që produktet do të blihen me çmimet e tenderuara. Ka pasur edhe raste të rritjes së hekurit me 100% dhe tani është 44%, janë mallra burse nuk caktohen në Shqipëri.

Kontratat në vonesë dhe që janë jashtë afatit janë duke paguar penalitetit dhe nuk do të përfitojnë nga ky akt normativ.

Ilir Bejtja: Pavarësisht se prodhojmë në vend hekur, bitum, dhe çimentoja këtyre iu është rritur çmimi i energjisë me të cilin prodhojnë, sepse e marrin energjinë në tregun e lirë.

Erion Braçe: Atëherë pse i referohemi bursës?

Ne nuk jemi ligj që t'i shesin me çmime të rregulluara.

Erion Braçe: Po bëni të njëjtën gjë si tek nafta??

Ilir Bejtja: Se bursës i duhet referuar, se është tregu...

Erion Braçe: Atëherë ju bëj thirrje bujqve ta shesin grurin si në bursë.

Ilir Bejtja: Po ashtu le ta shesin se është më lirë në bursë çmimi i grurit sesa në Shqipëri.

Erion Braçe: Po hekuri në Shqipëri si është ai që prodhohet këtu?

Ilir Bejtja: Me çmim burse është

Erion Braçe: Po, aman

Edmond Spaho: A po thoni që çmimi i grurit është më i ulët në bursë?

Ilir Bejtja: E kam ndjekur debatin e Braçes, po nuk kam ardhur për grurin këtu jeni ju, nuk jam unë.

Edmond Spaho: Po gjuha e arrogancës me të cilën flisni për një çështje kaq të rëndësishme.

Ilir Bejtja: Nuk jam arrogant, veçanërisht me ju.

Mimoza Dhëmbi: Kompensimi do të konceptohet si kontratë shtesë dhe do të përfshijë të gjitha punimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit. Kur formulohet kontrata shtesë do të bëhet një analizë e kostove që zënë këto zëra, bëhet vlerësim i ccmimeve, dhe pagesat bëhen duke parë faturën dhe çmimin e blerjes së materialit. Merret çmimi në ditën që ka blerë materiali, dhe në asnjë rast kompensimi nuk do të jetë më shumë se 30%, pavarësisht se çmimi mund të jetë rritur deri në 100%.

Erion Braçe: Ju i falni vonesat dhe i kompensoni .

Ilir Bejtja: Po diskutojmë vetëm për kontrata që nuk kanë penalitete.

Erion Braçe: Ti e ke në nenin 8 në pikën 2 ju i amnistoni vonesat dhe i paguani.

Kemi kontrata që nuk kanë filluar fare si 400 kilovoltshi, edhe pse janë tenderuar në 2020, ka nisur inaugurimi i punimeve në 2021 dhe nuk po punohet prej çmimeve.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndertues: 21/06/2022 15:49

    Po kompanit private qe kane parakontraktuar shitjet e apartsmenteve c duhet te bejne te rrisin 30% cmimin? Po pensionistet e shtresat ne nevoje pse nuk kompesohen p me 30 % ? Brace je per minister por s te degjon njeri ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja