VKM/ Rreth 10 mijë efektivë marrin 100 mijë lekë për kompensimin e shpenzimeve ushqimore! Punonjësit e AMP me rezultate, 6 paga shpërblim

Qeveria ka marrë dy vendime të rëndësishme për punonjësit e policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes policore, për kompensimin e shpenzimeve ushqimore dhe të transportit. Këshilli i ministrave ka vendosur që 9982 punonjes të përfitojnë kompesimin ushqimor për vitin 2023 me mbi 100 mijë lekë për secilin.

Po kështu, në mbledhjen e datës 13 dhjetor, Qeveria ka vendosur miratimin e pagesës për shpenzimet e transportit për punonjësit e AMP-së të cilët kryejnë detyra larg vendbanimit. Në pikën 1 të vendimit, thuhet se përfitues janë punonjësit e Agjencisë të cilët me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm transferohen ose emërohen, në detyra larg vendbanimit. Këta efektiva, përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, sipas distancës, minimalisht 10 mijë lekë për distanca 36 deri në 60 kilometër dhe maksimalisht 30 mijë lekë për distanca mbi 200 kilometër.

Qeveria ka vendosur që përfitimi i kësaj pagese të vazhdojë deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin ku punonjësi është caktuar në detyrë. Për përfitimin e pagesës, punonjësi duhet të paraqesë në strukturën përgjegjëse të burimeve njerëzore dokumentacionin, si kërkesë me shkrim, certifikatë familjare, ID personale, vertetimin e banimit dhe disa dokumente të tjera.

VKM përcakton se kur punonjësi i Agjencisë transferohet ose emërohet në detyrë në punë jashtë vendbanimit të tij, dhe për këtë shkak, bashkëshorti ndërpret marrëdhëniet e punës, ai ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore në rast se nuk mund të punësohet në vendin e transferimit ose emërimit në punonjësit të Agjencisë.

Paga që përfitohet është në masën 100 (njëqind) % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës. Pika 8 e VKM-së përcakton shpërblim deri në 6 paga mujore për punonjësit e Agjencisë me rezultate të larta në punë, gjatë kryerjes së detyrave në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligji. Në rast sëmundjeje të rëndë apo fatkeqësie familjare, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore përfiton ndihmë financiare në masën e një page mujore.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit