Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi për Report Tv se skema e rimbursimit 10% për fermerët do të funksionojë vetëm nëse ata pajisen me autofaturë nga subjektet grumbulluese apo bizneset ku shesin produktet. Ai theksoi se nuk ka asnjë barrë financiare për biznesin që lëshon autofaturën, ndërsa tha se fermerët do te kën mundësi të ankohen kur grumbulluesit nuk u japin autofaturën. Salla tha për gazetaren Eliza Gjediku se do të vendoset një numër në dispozicion të fermerëve përmes së cilit do mund të ankohen.

“10% i është i rëndësishëm dhe dua që fermerët tanë të marrin autofatura nga çdo subjekt nga çdo biznes nga çdo agroturizëm sepse do të përfitojnë në 10% të çdo faturimi të tyre. Dhe ata që nuk janë të formalizuar dhe ata çfarë nuk janë akoma me një numër nipti mund të themi për fermerin, të hapin një numër nipti dhe të jenë pjesë e kësaj pakete. Biznesi, janë duke lëshuar faturën autofaturën. Nuk ka një barrë financiare për biznesin. Pra sot biznesi nëse lëshon një autofaturë për një fermer nuk ka asnjë barrë financiare. Ne i bëjmë edhe thirrje që fermerët të marrin autofatura por do të vendosim dhe një numëh kontakti që çdo shqetësim i fermerëve të kësaj natyre dhe problematikave të tjera që lidhen me 10%in me garancinë sovrane dhe orientimin se çfarë do duhen nga Ministria e Bujqësisë të kenë një numër që të kontaktojnë dhe të kemi ne atë garancinë për ta për t'i orientuar dhe për të pasur ne kohën në ndryshimet në kohë reale apo ndërhyrjet në kohën reale për problematikën”, tha Salla.


Lajmi kryesor:

Risi në skemën e bujqësisë, Salla: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori! 7 laboratorë për sigurinë ushqimore