Kompensimi, dyndje kërkesash
nga pronarët, pak fonde

Kompensimi, dyndje kërkesash<br />nga pronarët, pak fonde
TIRANE - Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit për kompensimin financiar të kategorisë së ish-pronarëve, që përfitojnë nga fondi i buxhetit të shtetit prej 300 milionë lekësh, parashikuar për vitin financiar 2013, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është konstatuar një dyndje aplikimesh, që arrijnë rreth 100 në ditë. Nëndrejtori i kësaj agjencie, Agim Toro, shpjegoi për median se, megjithëse pritet që në total numri i dosjeve për kompensim të arrijë në mbi 1.500, nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, vetëm 30-40 qytetarë mund të përfitojnë. Sipas Toros, problemi në këtë fazë kompensimi është fondi tejet i vogël për kërkesat e qytetarëve, çka e bën këtë proces të zvarritet gjithnjë e më tepër. Afati për dorëzimin e dokumenteve pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përfundon në datën 19 gusht. Pas mbylljes së aplikimeve, dosjet do të kalojnë në një proces hetimi administrativ, nisur nga kriteret vlerësuese të përcaktuara në vendimin e qeverisë. Prioritet do të kenë vendimet më të vjetra, që fillojnë që nga viti 1993 dhe ato që nuk janë trajtuar ndonjëherë për kompensim.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit