TIRANE- Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato njofton se Agjencia ka mbyllur procesin e hetimit administrativ për kërkesat e paraqitura nga pronarët për përfitimin nga fondi financiar prej 300 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Sipas saj, për këtë vit numri i përfituesve është 95.
 
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në këtë fazë të vitit shpërndan fondin për pronarët prej 300 milionë lekësh (afërisht 3 milionë dollarë). Në ç’pikë janë procedurat për fondin e këtij vivi?
Këto janë orët e fundit në të cilat Agjencia mbyll përfundimisht këtë proces. Bëhet fjalë për fondin prej 300 milionë lekësh të vënë nga Qeveria për vitin 2014. Tashmë është plotësuar afati tremujor i përcaktuar me ligj për hetimin administrativ të aplikimeve të paraqitura nga ish pronarët pranë agjencisë.