Agjencia e Trajtimit të Pronës ka bërë publike procedurat e reja për shqyrtimin e kërkesave për njohje pronësie dhe kompensim financiar e fizik të pronarëve.
Sipas një urdhri të brendshëm të institucionit, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me çdo do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 pranë Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie.
Në rastet e depozitimit me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar. Gjithashtu, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë, do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 edhe pranë Sektorit të Kompensimit Financiar e Fizik.
Për të aplikuar për kompensim, të interesuarit duhet të paraqesin dokument identifikimi, konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike te pronës, si dhe vërtetim nga gjykata kompetente nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo ne rruge gjyqësore.
Në dosje duhet të gjendet edhe dëshmia e trashëgimisë, prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret, si dhe vërtetim nëse secili prej trashëgimtareve kane përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO