Kompensimi ushqimor për policët, firmoset urdhri! Pagesat kalojnë në kartë nga sot e në vijim

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur një urdhër për  miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Urdhri mban datën 17 shtator 2024 dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policive, të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.

Gjithashtu urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën dhjetor 2023, janar-gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë.

Në urdhrin që mban firmën e drejtorit Bizhga urdhërohet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse.

Norma e kompensimit ditor është 450 lekë, por policët do të paguhen në varësi të orëve të punës që ata kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 – gusht 2024

Bazuar në, Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", VKM nr.189, datë 15.03.2017, "Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre", të ndryshuar, Udhëzimin e MB nr. 95, datë 30.05.2024, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e policisë se Shtetit", shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm nr. 9759/5 datë 17.09.2024 "Njoftim mbi ndryshimin e fondeve për shpenzime korente në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 28.08.2024", ju bëjmë me dije miratimin e fondit të kompensimit ushqimor.
Për sa më sipër;
1. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023, në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë.
2. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë derdhjen e shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë).
3. Në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse. Për sa më sipër të merren masa të menjëhershme për bërjen efektive të fondeve të miratuara '

Lajmi ne perditesim....

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!