TIRANE- Pensionistët nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë librezën e energjisë elektrike, për të marrë kompesimin prej 648 lekësh. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini, shpjegon mënyrën se si do të shmanget dorëzimi i librezës së energjisë, që të lehtësohet procedura për të gjithë të moshuarit.

Gjithashtu nëndrejtori i ISSH shpjegon dhe përfitimet që kanë të moshuarit me skemën e re dhe pensionet që përfitohet për pagat minimale dhe mesatare.