Kompeticionet e UEFA nisin të gjitha me një minutë heshtje

Kompeticionet e UEFA nisin të gjitha me një minutë heshtje

Në derbin e Indonezisë në futboll mes Arema dhe Persebaya, fituar 2-3 nga miqtë, 125 tifozë mbetën të vdekur pasi u shtypën mes tyre. Numri i madh i fansave në stadium dhe gazi lotsjellës i policisë bëri që nga paniku tifozët të shtypnin njëri-tjetrin, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha në sport.

Në lidhje me këtë fatkeqësi të tre ditëve më parë, UEFA ka bërë me dije se në sfidat e kësaj javë në të gjitha kompeticonet e saj do ketë një minutë heshtje në nderim të viktimave, si mesazh që ngjarje të tilla mos ndodhin më.

"UEFA ka njoftuar sot se do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve në kujtim të viktimave të ngjarjeve tragjike në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi. Ky moment heshtjeje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë (Champions League, Europa League, Europa Conference League dhe play off-et e Kupës së Botës për Femra)", njofton UEFA.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë