TIRANE- Tre gjyqtarë të rrethit të Vlorës, dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i Lulzim Bashës, anëtarë të KRT së bashkisë Vlorë dhe zyrtarë të hipotekës Vlorë, janë kallëzuar penalisht në prokurori nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Kallëzimi është depozituar në prokurorinë e Vlorës, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim “Falcifikimit të dokumentave” dhe “Përvetësimit të ambjenteve publike”. Për hetimin e këtij kallëzimi është ngarkuar njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Vlorës, e cila pritet që në ditët në vijim të thërasë dhjetëra persona, zyrtarë të bashkisë Vlorë dhe të Hipotekës, për të mësuar rrethanat e skandalit të ndërtimit të kompleksit “Jon”, mbi ujërat e detit në Vlorë.
Tashmë çështja është në fazën fillestare, por nga sa mësohet fundi i hetimeve do nxjerë para gjykatës një sërë zyrtarësh të lartë, që kanë miratuar lejën e ndërtimit të kompleksit “Jon”, pallat ky që rezulton të jetë në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Ndër personat që ka votuar “pro” ndërtimit të këtij objekti është dhe kryebashkiaku Shpëtim Gjika, i cili në dëshminë që “Shqiptarja.com” publikoi pak kohë më parë, ka pohuar se ai kishte votuar “Pro” ndërtimit.
Denoncuesi Toto
Luan Toto, babai i klarinetistit të orkestrës simfonike së RTSH Sokol Toto, është një nga denoncuesit pranë zyrave të INUK në Vlorë, ku ka pretenduar se kompleksi “Jon” ka hyrë në truallin e banesës së ndërtuesit. Sipas Luan Totos, ai është përpjekur të parandalojë një veprim të tillë, por ka qënë i pafuqishëm përballë Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit si dhe personave të tjerë që kryenin ndërtimet në kantier. Luan Toto, tregon se komplesi i ka marrë një pjesë të truallit që e zotëron nga familjarët e tij, sipërfaqe tokësore kjo, që ndodhet në anën verilindore të objektit të zbatuar nga subjekti “G.B.-A Konstruksion”.
Shkeljet e konstatuara
Në kallëzimin që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka depozituar në prokurorinë e Vlorës, janë evidenttuar dhjetëra shkelje ligjore, ku një pjesë e tyre janë denoncuar poblikisht nga gazeta “Shqiptarja.com”, në disa shkrime të një pas njëshme. Sipas kallëzimit, të Tahirit i gjithë mekanizmi i falsifikimit nis me një vendim të gjykatës së Vlorës, ku nga 600 metra truall, treshja e gjyqtarëve Tomor Hoxha, Anila Hamzaraj dhe Xhelal Kasaj, i kanë kthyer familjes Ndini nga Vlora një sipërfaqe prej 1063 metra katrorë, duke bërë që shifra totale të shkojë në 1663 metra katror. Sikur të mos mjaftonte kjo shkelje, ministri Tahiri sqaron se një zinxhir shkeljesh të tjera janë kryer në vitet në vijim, ku me e rënda dhe më flagrantia është ajo e miratimit të lejës nga zyrtarët e bashkisë Vlorë, duke shkelur në mënyrë të hapur planin Urbanistik të vitit 1996, ligjin për Urbanistikën, shkatërimin e zonës turistike që mbrohet me ligj, etj.
Nga matjet e kryera në mënyrë të përafërt, në sheshin e objektit të ndërtuar është konstatuar se sipërfaqja e njollës së objektit rezulton rreth 1240 m2. Sipërfaqja e sistemuar përqark objektit pa përfshirë sipërfaqen e njollës së objektit rezulton rreth 2390 m2. Sipërfaqja totale e territorit, pra sipërfaqja e njollës së objektit plus sipërfaqen e sistemimeve është rreth 3630 m2. Pra kemi një sipërfaqe të shtuar në rreth 2 dynym truall. E gjithë kjo sipërfaqe është shtuar në shtratin e detit, duke sjellë më pas hipotekimin e detit. Për këtë çështje prokuroria e Vlorës aktualisht është në proces gjyqësor kundër ish-shefit të Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto, i vetmi person që është marrë i pandehur për këtë çështje.
Xhafer Isufi
Njihet si vjehrri i kreut aktual të PD Lulzim Basha, njëherësh dhe kryebashkiaku i kryeqytetit. Isufi, një shtetas pensionist rezulton të jetë me dokumenta pronari i pallatit, ndërkohë shumë e dyshimtë është sigurimi i shumave financiare që janë hedhur në objekt.
Xhuvi Sharxhi
Njihet si person që blen dhe shet troje në zona të ndryshme të vendit. Pikërisht me këtë skemë, në shumë prona që ai ka blerë, janë ndërtuar pallate nga kompani të ndryshme. Tashmë Xhuvi Sharxhi është një ndër personat që janë kallëzuar nga ministri Saimir Tahiri.
Hipotekimi, pa pasur leje shfrytëzimi
Një dokument që bën fjalë për lejën e shfrytëzimit të teritorit që duhet të ishte në dosjen e bashkisë Vlorë, dërguar Zyrës së Hipotekës Vlorë, nuk ka rezultuar të jetë në dosjen e kompleksit “Jon”. Ky dokument është kusht për hipotekimin e një objekti dhe nëse mungon nuk mund të hipotekohet nga ana e zyrtarëve të hipotekës, duke sjellë dhe rrëzimin e kërkesës së pronarit. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Xhuvi Sharxhin dhe Xhafer Isufin, të cilët edhe pse nuk kanë pasur dokumentacionin e plotë, të tërhequr nga bshkia Vlorë, kanë arritur të hipotekojnë kompleksion “Jon”. Gazeta “Shqiptarja.com”, pak ditë më pakrë publikoi listën e dokumentave që Gjika i ka dërguar në 2012 zyrës së Hipotekës, ku dokumenti në fjalë listohej, por që në fakt ska qënë brenda në dosje.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com