'Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i duhuri', Sylvinho: Në tetor tentojmë kalimin e grupit

'Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i duhuri', Sylvinho: Në tetor tentojmë kalimin e grupit

Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë.

Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e SuperSport trajneri Sylvinho tha se Gjeorgjia është ekip i mirë fizikisht dhe taktikisht dhe se Nuk është i zhgënjyer

“Ishin ndeshje të ndryshime, i jap komplimenta Gjeorgjisë. Barazimi do ishte rezultati i duhur, luajtëm njësoj. Pas golit ndryshoi çdo gjë.

Mungesat e Brojës e Dakut penalizuan në sulm? Për fat të keq humbëm me 1 gol. I komplimentoj lojtarët pasi bënë maksimumin. Nuk kam ankesa për futbollistët. Grupi është i ekuilibruar me kundërshtarë të vështirë.

Jam i lumtur me ekipin, nga 24 lojtar nuk i aktivizoj dot të gjithë. Pas dëmtimit të Muçollit na duhej një zëvendësues i Asanit, ndaj morëm Spahiun e Zekën. Me Asllanin jam shumë i kënaqur, ka bërë një paraqitje të mirë.

Gjeorgjia është ekip i mirë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur me Hoxhën. E morën në miqësore dhe Europian ku e meritoi të ishte. I dëgjoj shpesh këto pyetje për lojtarët, por secili ka një rritje natyrale.

Objektivi konkret në Nations League? Nuk jam i zhgënjyer, futbolli i tillë është. Objektivi është të ecim para, të luajmë mirë e të ecim sa më shumë. Morëm një fitore në fillim, sot fatkeqsisht jo. Duam të luajm në tetor për të kaluar grupin e në nëntor të mbyllim më së miri.

A duhej Ernest Muçi përballë një ekipi si Gjeorgjia?

Në vend të kujt duhet ta merja? Ai është i fortë dhe i rëndësishëm. Lojtarët kanë nevojë për kohë kur ndryshojnë ligën, ai luan te Besiktas dhe shpresoj të bëj më të mirën për ato dhe për ne”, tha Sylvinho.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën