Zbulohet mesazhi, dy standardet e Bardhit! Publikisht mbështet SPAK, por mobilizon deputetët në protestë kundër drejtësisë për Berishën

Zbulohet mesazhi, dy standardet e Bardhit! Publikisht mbështet SPAK, por mobilizon deputetët në protestë kundër drejtësisë për Berishën

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

TIRANË- Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen sot në protestë kundër SPAK në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme do marrë zyrtarisht të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, i cili do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 muajsh, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.

Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin