Autor i ‘Vajzat e fshatit tim’ & ‘Ninulla’, Enver Shëngjergji merr titullin 'Mjeshtër i madh'! Kompozitori për Report TV: Ndihem i vlerësuar dhe krenar (VIDEO)

Kompozitori Enver Shëngjergji rrëfen emocionet për akordimin e titullit “Mjeshtër i Madh”. Përpos mirënjohjes, për këdo që i ka dhënë dorën gjatë 4 dekadave krijimtari muzikore, Shëngjergji thotë, se këtë vlerësim e ka marrë falë mbështetjes së i ka dhënë populli.

 “Për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara në pasurimin e muzikës shqiptare, si një kompozitor autentik me një larmi të pafundme këngës edhe melodish të paharrueshme” Presidenti i vendit Ilir Meta këto ditë ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh”, kompozitorin e njohur Enver Shëngjergji. Artisti për këtë vlerësim gjatë një bisede në “ReportTV” shpreh mirënjohjen e tij për popullin, që e ka mbështetur gjatë gjithë krijimtarisë artistike

 “Nuk mund ta mohosh vlerësimin shtetëror, pasi mbetet një dokument me vulë e një titullari të shtetit, edhe kjo padyshim që ka gëzimin e vet dhe ndjesi shpirtërore. Por dashamirësia e popullit tim ndaj këtij vlerësimi për katër dekada, është lumturi. Ndihem i vlerësuar dhe krenar”, tha Shëngjergji.

Teksa rendit disa nga këngët, që i kanë dhënë jetëgjatësi në skenën e muzikës shqiptare, për më shumë se katër dekada, Shëngjergji veçon këngën “Ninullën” të interpretuar nga sopranoja Mariana Leka

“Të them të drejtën, nuk kam shkruar shumë, por jam munduar që të jem racional. Për ato që kam shkruar, kam vuajtur në kuptimin shpirtëror. Jam krenar, që në daljen e para publikut tim, në maj të 1970 me këngën “Kur udhëtuam së bashku” të kënduar nga Naim Kërçuku, unë arrita që të kem vlerësimin e rinisë së asaj kohe. Kjo goditje, më dha edhe mua besim edhe forcë. Pastaj, vijnë krijime të tjera, sicc është mbrëmja e fundit në festivalin XI, pastaj festivali i XIII që ishte një vlerësim shtetëror me çmim të parë, me këngën “Vajzat e fshatit tim” të kënduar nga Alida Hysku. E më tej kam disa materiale të tjera, që i kam përzemër. Thonë që nëna nuk i ndan fëmijët, por unë jam krenar që kam shkuar një këngë, siç është Ninulla e kënduar nga Mariana Leka ", tha Shëngjergji për Report Tv

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shengjergji: 06/02/2021 20:46

    Presidenti kujton se me dekorimet qe ben, familjaret e dekuruesve do te votojne per Lesheline qe ta shpetojne kete nga shkermoqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin