Kompromisi për imunitetin, Rama:
Ndryshimet në Kushtetutë të vazhdojnë

Kompromisi për imunitetin, Rama: <br />Ndryshimet në Kushtetutë të vazhdojnë
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste përsërit qëndrimin se ndryshimet në Kushtetutë nuk duhet të mjaftojnë vetëm me heqjen e imunitetit.

“Ne jemi pro ndryshimeve kushtetuese jo vetën për heqjen e imunitetit, por të tërë ndryshimeve që presin vazhdën e këtij debati shumë të rëndësishëm. Nisma jonë nis nga imunitet, por nuk përfundon me heqjen e imunitetit. Ne besojmë se ndërhyrja në kushtetutë nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit” Është koha për një debat dhe ndërhyrje shumë serioze. Imuniteti është pikënisje dhe jo pikëmbërritje. Imuniteti duhet kufizuar dhe pikë por Kushtetuta ka nevojë për rishikim që të krijojë kushtet që reforma në drejtësi të bëjë drejtësi”- deklaroi Rama në mbledhjen e grupit PS.

Rama përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Berisha se po tallet kur thotë që PS kërkon të mos heqë imunitetit për të mbrojtuar miliarderët e saj. “Nuk ka më neveri sesa kur kryeministri përgojon opozitën sikur ne kemi nevojë për imunitet të mbrojmë miliarderët. S’ka tallje më të madhe se kjo e qeverisë dhe e kryeministrit se i qahet popullit se opozita po e pengon në luftën kundër korrupsionit.”

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë