/ATSH/.- Komuna e Prishtinës do të kryejë rikonstruksionin e pesë qendrave të mjekësisë familjare. Rikonstruksioni do të bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në qendër, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane(QMF 1), Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani(QMF 5), Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit(QMF 6) dhe Qendra stomatologjike.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, tha për KosovaPress se "ky rikonstruksion nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj e gjysmë. Rikonstruksioni ka filluar në disa qendra, ndërsa në të tjerat pritet të nisë së shpejti".
Ai shtoi se "kemi marrë të gjitha masat që mos të mbyllen në asnjë vend shërbimet".
Sipas tij, rikonstruksioni i këtyre qendrave është parë i nevojshëm për përmirësimin e kushteve për shërbimin shëndetësor të qytetarëve në komunën e Prishtinës.
Ndërsa, Avdullah Hoti, drejtor i QKMF-së, në Dardani, tha për KosovaPress, se ky vendim që ka marrë komuna e Prishtinës është një vendim i duhur dhe se nga të gjithë është pritur mjaft mirë".
/Shqiptarja.com