PRISHTINË, 26 nëntor/ATSH/. - Koncerte për fëmijë e të rritur, aktivitete të ndryshme si dhe panairi "Blej shqip", janë disa nga aktivitetet që Komuna e Prishtinës, organizuar për nder të Festës së Flamurit, 28 nëntorit, ben te ditur KosovaPress.
Festa do të fillojë që nga ora 10.00 e do të zgjasë deri pas mesnatës, pasi sheshet e Prishtinës do të jenë në dispozicion me aktivitete të ndryshme, për të gjithë ata që preferojnë, që këtë ditë ta festojnë në qytet.
Fitore Pacolli, zëdhënëse në Komunën e Prishtinës, ka pohuar për KosovaPress se ne dallim prej viteve tjera, Komuna e Prishtinës, për festen e 28 nëntorit ka organizuar aktivitete kulturore, e po ashtu panairin "Blej shqip", që është panairi i parë i këtij lloji, që organizohet në Kosovë. /a.ke/