LUSHNJE - Zyrat e Komunës Kolonjë dhe Bubullimë të rrethit të Lushnjes janë boshatisur ditën e sotme duke bojkotuar detyrën e tyre. 

Drejtues dhe punonjës të këtyre komunave kanë braktisur vendin e punës për të cilin paguhen nga taksatpaguesit për të marrë pjesë në protestën që PD mbajti në orën 11.00 për të kërkuar largimin nga qeveria të kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Meta. 

Në komunën Kolonjë në zyrat e punës ishin vetëm shërbimet bazë si gjendja civile, tatim taksat dhe ndihma ekonomike, ndërsa zyrat e tjera ishin të mbyllura. 

Justifikimi për mungesën e punonjësve ishte se ata kanë ikur në mbledhje. 

Ndërsa në komunën e Bubullimës krahas kryetarit ishin larguar një numër punonjësish.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)