Komuna Liqenas, stafi 4
muaj pa marrë rrogat

Komuna Liqenas, stafi 4<br />muaj pa marrë rrogat
KORÇE -, duke vështirësuar kështu dhe situatën e tyre ekonomike, në një kohë që mundësitë për të fituar në rrugë të tjera si nëpërmjet bizneseve, janë shumë të pakta.

Sipas kryetarit të Komunës, Edmond Themelko, për vitin që lamë pas, buxheti kapte shifrën e 22 milonë lekve, i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet, përfshi këtu dhe rrogat e administratës.

“Eshtë shumë e veshtirë, madje po ju them, se edhe rrogat për administratën e komunës dhe punonjësit me kontratë, ne i kemi vonuar katër muaj. Eshtë problem, sepse në komunën e Liqenasit nuk ka shumë biznese që ne mund të marrim të ardhura.

Përveç disa objekteve, lokale dhe restoranteve, nuk ka asnjë lloj punishte apo fabrike. Kjo e vështirëson edhe më shumë situatën”, ka nënvizuar kryetari i komunës, Edomon Themelko.

Janë dhe një sërë bashkishë dhe njësish vendore të tjera, të cilat kanë ndërprerë apo reduktuar rrogat e punonjësve të tyre. Në të njëjtën situatë janë ndodhur prej dy vjetësh 200 punonjësit e Qarkut.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës