Në 38 komuna këtë të diel u mbajtën zgjedhjet në Kosovë. Nga këto komuna sipas rezultateve preliminare 17 do të shkojnë në balotazh, ku raundi i dytë i zgjedhje do të mbahet më 19 nëntor.
Rreth 17 komuna tashmë duken të vendosura të vazhdojnë garën, sipas të dhënave nga OJQ-ja Demokracia në Veprim, e cila monitoroi procesin. Banorët e Prishtinës po vëzhgojnë garën e ngushtë mes kryetarit aktual, Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, që ka fituar 44.27 për qind të votave, dhe Arban Abrashit, kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që mori 35.7 për qind.
Të tjera komuna që do të vazhdojnë garën elektorale janë Kamenica, Rahoveci, Malisheva, Prizreni, Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Istogu, Vushtrria, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Obiliqi, Shtimja dhe Suhareka. Kohëzgjatja e fushatës në raundin e dytë për zgjedhjet lokale nuk dihet se sa do të zgjasi për kandidatët.
Kohëzgjatja e fushatës si rregull caktohet nga Komisioni Qendrorë i zgjedhjeve. E për kandidatët të cilët do të garojnë për të dytën herë në këto komuna, ende nuk dihet se sa do të zgjasë fushata.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA