Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Lorenc Vangjeli: Një telefon i ri është zbërthyer, të dhënat do jenë tronditëse

Falë zhvillimeve teknologjike janë krijuar platforma digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat të cilat po përdoren gjerësisht nga grupe të sofistikuara të krimit dhe jo vetëm për të shmangur gjurmët në kryerjen e aktiviteteve të tyre. Nga dekriptimi i komunikimeve në këto platforma janë zbardhur disa ngjarje kriminale kohët e fundit.

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisionin “Kontrast” në Report Tv duke folur për operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi 16 ngjarje kriminale ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat që sipas tij do të nxjerrin të dhëna tronditëse.

“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike. Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë... Unë po ju them diçka që shpejt do bëhet publike. Një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut. Ka dhënë indicie përmes të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin. Kësaj radhe është shumë herë më lart. Emri i operacionit të fundit është "asgjë nuk harrohet" në këtë rast mund të thuhet "asgjë nuk mbulohet". Të dhënat do jenë tronditëse”, tha ai.

Duke komentuar operacionin “Kurrë mos harro” që zbardhi për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh pas dëshmisë së të penduarit, Artan Tafani, Vangjeli u ndal te shkaqet e ngjarjeve kriminale. Vrasjet janë pasojat kurse shkaku në shumicën e rasteve sipas  Vangjelit është prishja e pazareve të drogës.

"Krimet për jetën e njeriut janë bërë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. E rëndësishme është të gjykohet diçka, vrasja është pasoja, shkaku trafiku i drogërave, nëse nuk godet shkakun do të ketë sërish pasojë", shtoi Vangjeli.

"Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/09/2023 01:26

    Dhe z.Vangjeli ben lojen e telefonit te prishur.Si i morre vesh keto informata? U kerkove zyrtarisht info.hetuesise e policise,sic ben cdo gazetar qe e konsideron veten gazetar,apo i degjove ne kafene mes aromes se ekspresos e avujve te rakise qe pushtojne lokalin e trute e klienteles qe tregon e mburret me /kuriozitete/?

    Përgjigju
  • Shetttt: 28/09/2023 21:32

    Telefoni i vis nartinit qe u mor be bllok o mark se degjon qe thot ne nje atentat

    Përgjigju
  • mark: 28/09/2023 21:08

    po lorenc eshte telefoni i edi rames...

    Përgjigju
    • O çkemi për të parë: 28/09/2023 22:02

      Dy yelefonat e ervis martinajt u çuan në spak një javë më parë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e

Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB