Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! Nga pengmarrja te eliminimi i anëtarëve të grupit të Aldo Bares, të gjitha ekzekutimet (Emrat)

Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 19 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Report Tv mëson se janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.

1- Zbardhet vrasja e biznesmenit Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021
2
Zbardhet vrasja e Alban Semakut, 'kinezi' në Peqin, 17 Tetor 2021
3- Zbardhet vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021
4  - Zbardhet vrasja e Fridman Xhaferrajt në Korçë 14 qershor 2021

5 - Zbardhet vrasja e Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021 
6 - Zbardhet vrasja e biznesmenit Lulzim Qorrit në Athinë, 13 Dhjetor 2018

Arrestimi i Artan Tafanit u krye disa ditë më parë  si autor i grabitjes së 30 mijë eurove më 24 qershor 2023 në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, por u mbajt sekret deri të mërkurën e 27 shtatorit.

Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 dhe lëshimin e 15 urdhërarresteve nga të cilat 12 janë ekzekutuar në kuadër të operacionit "Kurrë mos harro". Detajet u dhanë në një konferencë për shtyp sot (28 shtator 2023) nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Veç vrasjeve janë zbardhur edhe 5 raste të shpërthimeve me eksplozivë. 
Më 5 prill 2021 në banesën e Arjan Aliços në Lushnjë, më 29 maj 2021 në atë të Erion Çokut po në Lushnje, në dyqanin e këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy më 8 qershor 2022 në Durrës dhe më 1 nëntor dhe 31 dhjetor 2022, në 2 raste, në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë.

U zbardhën 3 vjedhje nën kërcënimin e armës. 
Më 24 qershor 2023 në pikën e këmbimit valutor në Astir
 Më 27 janar 2022 vjedhja e një makinë në Tiranë
22 shkurt 2022 vjedhja e një makine në Durrës.

Ndërkohë, u zbulua në 3 raste tentativa për plotësim të kushteve për vrasje, ajo e tetorit 2021 në Lushnjë ndaj avokatit Adriatik Guri.
Rexhep Ginës më 6 korrik 2022 dhe Genci Hidës në maj 2023.

Të arrestuar
1- Artan Tafani - I penduari
2- Lulzim Spahia
3- Erisian Abedini  
4- Ligor Lokmaçka - Aktualisht në burg
5- Bledar Berberi
6- Bujar Abedini
7- Mariglen Topuzi
8- Enriko Xhahysa
9- Klea Gjata
10- Idriz Mane - Aktualisht në burgun e Korçës
11- Fatjon Veliu 
12- Laert Haxhiu - Aktualisht në burgun e Greqisë
Në kërkim 
Lorenc Lala 
Firdeus Berberi  
Kristi Bizheku 
Endrit Çaushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:40
I bënë atentat mafioz në Athinë, Artan Tafani zbardh vrasjen e Lulzim Qorrit

1695886938_lulzimqorri.jpg

Lulzim Qorri

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka zbardhur vrasjen e Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë.

Zbardhet vrasja eLulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018
Lulzim Qorri, 44 vjeç, u ekzekutua në Athinë në një atentat mafioz në 12 Dhjetor të vitit 2018. Policia greke njoftoi asokohe se viktima ishte duke pirë kafe në një lokal shumë afër sheshit qendror “Omonia”. Pak para orës 23:00 dy persona ndaluan me një motoçikletë përpara kafesë ku mblidheshin shqiptarët dhe në atë orë ishte plot pasi po ndiqnin një ndeshje futbolli. Njëri nga ekzekutorët zbriti, shkoi pranë Qorrit dhe e qëlloi atë nga një distancë e afërt. 44-vjeçari humbi jetën si pasojë e 3 plumbave në kokë. Qorri ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2016 si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ballkan, ku në pranga ranë disa biznesmenë ndërtim

Ora 09:35
Pendohet Artan Tafani, firmosen 16 urdhërarreste! 2 në burg në Greqi, njëri prej tyre Laert Haxhia

1693500805_fnshfushekrujepolicia.png

Report TV mëson detaje të reja lidhur me operacionin që vijon në disa qytete. Mësohet se janë 16 urdhërarreste dhe deri tani janë ndaluar 10 persona, dy prej te cilëve në Greqi. Një pjesë janë të tashmë në burg për krime të tjera, njëri ndër ta është Laert Haxhiu. Ndërsa dy prej personave të shpallur në kërkim rezultojnë se ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar sipas procedurave.

Në orën 10:00 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokorurisë së Elbasanit, në lidhje me një megaoperacion.

Ora 09:14
U ekzekutua në lokalin e tij ne qendër të Athinës, Artan Tafani zbardh vrasjen e Dikens Halilit

Dikens Halili

I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Dikens Halilit, më 4 tetor 2021 në qendër të Athinës.

Zbardhet vrasja e Dikens Halilit
39-vjeçari shqiptar Dikens Halili u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë. Viktima, Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Ora 09:12
E lidhën dhe e mbytën në rezervuarnin e Gjançit në Korçë, Artan Tafani zbardh vrasjen e Fridman Xhaferrajt

Fridman Xhaferraj

Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Fridman Xhaferrajt në qershor të vitit 2021.

Zbardhet vrasja e Fridman Xhaferrajt
Trupi i Fridman Xhaferrajt u gjet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë dhe dihte me duar të lidhura. Në bazë të informacioneve ai njihej si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike. Fridman Xhaferraj, nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani ka jetuar me Pluk të Lushnjes gjatë kësaj kohe.

Ora 09:01
Artan Tafani zbardh vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi! U ekzekutua me dy plumba në derë të shtëpisë

Çajup Selimi

I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të 2021 në Tepelenë, në derë të shtëpisë.

Zbardhet vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021
Biznesmeni Çajup Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë në lagjen ‘15 shtatori’.  Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Report Tv ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku Çajup Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. 

Ora 08:42
Artan Tafani zbardhi 6 vrasje, lëshohen 15 urdhër-arreste! Mes tyre edhe një 27-vejeçare, shoqe e Laert Haxhisë

1684916614_finalprojekt.01000914.Still035.jpg

Laert Haxhia

Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, Artan Tafani ka rënë në pranga, ndërsa ai është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata,  nga Lushnja, shoqe e Laert Haxhisë.

Ora 08:32
Artan Tafani zbardh vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes, Alban Semakut! U rrëmbye e më pas u ezkeutua me plumb pas koke në Peqin

1695882970_albansemaku.jpg

Artan Tafani pjesëtar i bandës së Laert Haxhisë është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka zbardhur disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe 6 vrasje. 

Zbardhet vrasja e Alban Semakut në Peqin, 17 Tetor 2021
Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes të Aldo Bares dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale. 

Alban Semaku, u ekzekutua me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku u rrëmbye në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë. Emri i Semakut lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Dyshimet paraprake të vrasjes së tij janë për larje hesapesh. Deri në vitin 2011 ai mbante emrin Elton Mermali, i njohur me pseudonimi 'kinezi'. Ai ishte pjesë e bandës e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 28/09/2023 17:41

    Del nje lepur e thot dy budalleqe dhe o burra shteti ikninse lat nam kush e beson kte fryksin , e sa per antaret e aldo bares i lumt dora kush i ka cu ke veni qe i takon

    Përgjigju
    • Loran Shehu 3: 29/09/2023 11:38

      O Qamil jeni fis bespremash,si e shitet Turin dhe pastaj e hengret vet se u ngateruat me ate qe sduhej

    • taku: 29/09/2023 09:35

      nuk e kuptoj komentin ore ti: je i idese qe kriminelet duhet te levizin lireshem dhe je kunder te penduarve? apo thjeshte ke noj kunj me kete tipin qe ka rrefyer?

    • Landa: 28/09/2023 19:07

      Te njohim ty !

  • Sabau: 28/09/2023 15:29

    Financuesi kryesor i grupit "Baroni" qe ka karburantet ne hyrje te Lushnjes,pas tij "gjujtsi i Dubait" nga Karbunara dhe "karteli i amerikes" nga Vlora

    Përgjigju
    • Kuriozi: 28/09/2023 17:34

      Po ai Mezini nga Karbunara ca roli ka ? Me i fort Mezini apo Juli ?

    • Mesdita: 28/09/2023 16:16

      1. Taillau 2. Juli Pashakos, 3 Tur Shehu

  • Drejtesi: 28/09/2023 14:50

    Bande e flliqur lyrashesh qe kane marre jete njerezish per pak para. Hetimet e paplota nese nuk identifikohen porositesit. Prokuroria duhet te kufizoje perfitimet per te penduarit dhe te beje pune me profesionale. Ben vrasje dhe grabitje ky qen dhe pendohet per perfitime. I penduar nuk eshte profesion sepse keshtu i bejne llogarite mire keta ndyresira.

    Përgjigju
  • Beni: 28/09/2023 09:17

    Mbaroj ky vend u ben te gjithe vrases , kur u ben edhe Lushnjaret te tille qe deri dje ishin popull i urte kurse tani jane kthyer ne perbindesh imagjino qytetet e tjera se cfare jane ber

    Përgjigju
  • Tao: 28/09/2023 09:06

    Kane bere vrasje te profilit te ulet per pak leke. Kane vrare njerez te thjeshte qe mund te kene patur veç inate dhe zenka provinciale, ndersa keta lyfat ofrohen t'u marrin jeten njerezve per 10 mije euro. Hani burgun perjete se pak e keni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim