Greqi/ Komunikoi me 12-vjeçaren në aplikacion, gazetari sqaron bisedën: Tha që ishte 20-vjeçe! Më kërkoi 50 euro për të kryer marrëdhënie intime në makinë

Greqi/ Komunikoi me 12-vjeçaren në aplikacion, gazetari sqaron bisedën: Tha që ishte 20-vjeçe! Më kërkoi 50 euro për të kryer marrëdhënie intime në makinë

Gazetari grek

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga hetimet për 12-vjeçaren në Greqi, ku ishte viktimë e përdhunimeve dhe abuzimeve seksuale. Ajo kishte një profil në aplikacionin Blindchat, të cilin e hapi dhe e menaxhonte Ilia Michos, tashmë në pranga, dhe komunikonte me ‘klientët’. Në këmbim të parave, i propozonte marrëdhënie intime. Këtë e ka treguar gazetari Giorgos Solaris.

Ai rezulton në listën e 212 personave që kanë pasur kontakt me profilin e menaxhuar nga Ilias Michos në aplikacionin Blindchat dhe ka vendosur të flasë për Star për bisedën që ka bërë, duke sqaruar: “Unë jam i shokuar sepse jam njeri që nuk bëj gjëra të tilla, nuk merrem. Jam në dispozicion të autoriteteve dhe policisë për t'i dhënë fund gjithë kësaj torture që po kaloj. Nuk kam frikë nga asgjë, nuk kam bërë asgjë. Unë jam i vërtetë."

“U futa krejt rastësisht, pashë një reklamë përballë, si gazetar isha kurioz të shikoja se çfarë është kjo. Kështu që hyra, vendosa emrin tim, vendosa moshën time, emailin, hyra dhe mora një mesazh të automatizuar që dukej se ishte i panjohur. Nuk e dija nëse ishte burrë apo grua. Më tha 'mirëmëngjes'. Unë them 'mirëmëngjes'. Më thotë 'çfarë po bën?' Unë them ‘mirë'. Unë as nuk e dija se si u përdor kjo gjë. Më thotë 'do të doje të takoheshim?' Unëi  them 'çfarë do të thuash?' Më thotë 'për dhuratë'. Unë i përgjigjem 'Çfarë dhurate?' Më pas më kërkoi një shumë 50-60 euro për t'u takuar në makinë” , ka përshkruar gazetari.

Më pas tregon se vajza që në aplikacion e kishte shënuar moshën 20 vjece, i kërkoi për t’u takuar që të kryenin marrëdhënie intime por refuzoi.

Nëna 37-vjeçare, e të miturës dyshohet se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.

Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove. Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mundur të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se 12-vjecarja po merret në pyetje nga psikologët ndërsa vëllezërit e saj janë në gjendje shoku dhe të rënduar nga ana psikologjike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?