TIRANË - Mbajtja e simboleve komuniste siç është fotoja e ish-diktatorit Enver Hoxha, ka bërë që Policia dhe Garda e Republikës të mos lejojnë drejtues të Partisë Komuniste në ceremoninë e zhvilluar pranë Varrezave të Dëshmorëve në përkujtim të të rënëve të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. 

Kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare në një prononcim për A1 Report tha se PKSH është një faktor kryesor në këtë ditë dhe si e tillë nuk duhet të ndalohet për të nderuar dëshmorët e kombit.

komunistet dita e deshmoreve
 
“Enver Hoxha mbetet komandanti i përgjithshëm i LANÇ, policia na ka ndaluar por ne kemi të drejtë të përkujtojmë këtë ditë”, - u shpreh ai.

Qemal Ficollari

 
Burime nga Policia e Shtetit dhe nga Ministria e Brendshme thanë se ndalimi i përfaqësuesve të Partisë Komuniste është bërë për faktin se në protokollin e shtetit këta të fundit nuk ishin të parashikuar. Nga ana tjetër individualisht secili prej tyre mund të merrte pjesë në ceremoni, por pa mbajtjen e simboleve simboleve të diktaturës.

komunistet

​Redaksia online
(f.m/Shqiptarja.com)