MEKSIKE- Bulevardi Reforma, simboli i Meksiko City, u shndërrua në një pistë shumë-ngjyrëshe nga mijëra pjesëtarë të komunitetit LGBT të Meksikës që morën pjesë në paradën e përvitshme të homoseksualëve. Pjesëmarrësit përcollën atmosferën entuziaste të ditës nëpër gjithë qytetin, me flamujt dhe kostumet e tyre.
Ndonëse parada e këtij viti duket shumë e largët nga marshimi i parë i gay-ve në kryeqytetin Meksikan në vitin 1978 kur mijëra persona dolën në rrugë për të kërkuar të drejta të barabarta, pjesëmarrësit e paradës së këtyre ditëve mbartin të njëjtin mesazh ashtu si paraardhësit e tyre.
Një prej pjesëmarrësve tha se kërkojnë vetëm respekt dhe pranim të faktit se ata ekzistojnë dhe asgjë më tepër.
Qyteti i Meksiko City-t është komuniteti më njohur i gay-ve në vend dhe çiftet i shprehin lirshëm ndjenjat e tyre në shumë pjesë të qytetit.
Megjithatë, aktivistët shprehen se jashtë kryeqytetit sjelljet ndryshojnë ndjeshëm me veprime diskriminuese dhe raste dhune kundër çifteve të të njëjtit seksualitet.
Por një tjetër aspekt interesant përsa i përket kësaj parade shprehet një pjesëmarrës, është fakti se ata e shohin si një festë ku do mund të argëtohen dhe të krijojnë njohje të reja.
Aktivistët shprehen gjithashtu se realizimi i përvitshëm i kësaj parade ndihmon në eliminimin e paragjykimeve dhe hendekut të madh të krijuar mes njerëzve të zakonshëm dhe komunitetit LGBT, në një shoqëri tradicionale dhe konservative siç është ajo e Amerikës Latine.
Vendi i parë Ameriko-Latin që pranoi martesat dhe adoptimet e çifte të të njëjtit seksualitet ishte Argjentina ne vitin 2010 dhe pas saj një vit më vonë edhe Brazili njohu marrëdhëniet mes këtij komuniteti.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO