TIRANË - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje.

Komuniteti Mysliman e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje. Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale. Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)