Komuniteti Mysliman u merr
1 hektar reparteve ushtarake

Komuniteti Mysliman u merr<br />1 hektar reparteve ushtarake
TIRANE - Komuniteti Mysliman është bërë pronar i një sipërfaqe truall afro 1 hektar në Sauk të Tiranës. Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi dje kalimin në pronësi, pa shpërblim, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për institucion të arsimit të lartë në pronësi të tij, të sipërfaqes së lirë prej 7.300 m2, pjesë e batalionit të vëzhgimit ajror dhe të sipërfaqes prej 2.300 m2, pjesë e Qendrës së Formimit Policor, të dyja në Sauk.

Kjo hapësirë jepet për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti. Komunitetit Mysliman të Shqipërisë qeveria i ndalon ndryshimin e destinacionit dhe tjetërsimin e pronësisë së sipërfaqeve përkatëse, të përmendura më sipër.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë