TIRANE - Publikimi i rezultateve zyrtare të procesit të regjistrimit të popullsisë, i njohur ndryshe si censusi, ka lënë të pakënaqur komunitetin rom. Një grup prej tyre, protestuan ditën e sotme përpara godinës së INSTAT-it duke deklaruar se të dhënat janë të shtrembëruara e nuk përfaqësojnë realitetin.
“Në emër të komunitetit rom që banojnë në Shqipëri e konsiderojmë të shtrembëruar procesin e regjistrimit të popullsisë dhe nuk e njohim atë. Do të vazhdojmë të bazohemi tek studimet e mëparshme, të cilat e vlerësojnë numrin e popullsisë rome në Shqipëri në shifrat nga 80 mijë deri në 1200 mijë banorë. Ne jemi të bindur se popullsia rome në Shqipëri nuk është 8301 dhe këtë besim e bazojmë në faktet dhe arsyetimet e mëposhtme: Organizatat rome nuk janë përfshirë në procesin e administrimit të censusit, sidomos në mbikëqyrjen e zbatimit të tij në terren, si dhe në pjesëmarrjen e grupit të realizimit të anketës së kontrollit postcensus. Romët në Shqipëri vlerësohen si komunitet i margjinalizuar dhe me karakteristika të veçanta dhe për këtë arsye zbatimi i censusit të vendbanimet e tyre kërkonte më shumë kohë dhe masa plotësuese”, u shpreh përfaqësuesi i komunitetit rom në Shqipëri.
Në statistikat e censusit të vitit 2011 rezulton se në Shqipëri ndodhen 8301 shtetas të komunitetit rom.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com