Komuniteti shqiptar në SHBA feston Pavarësinë! Në Serbi vendoset flamuri kuqezi në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe nga shqiptarët kudo nëpër botë.

Në Garifled, New Jersey në SHBA mbi 100 shqiptarë dhe amerikanë kanë festuar nën tingujt e këngëve patriotike dhe veshjeve popullore shqiptare.

Po ashtu në bashkinë e Bedford në SHBA me nderim nga kryetari i bashkisë Dave Hogson është ngritur flamuri kombëtar.

Edhe në Serbi është festuar Festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka ngritur flamurin shqiptar në objektin e këtij këshilli.

Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar.

”Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar. Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës”, ka vazhduar ai

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja