Në Tiranë shumë shpejt do të ngrihet një memoriali historik për viktimat e regjimit komunist, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë një takimi të organizuar në Institutin e Ish-të përndjekurve politik ku ka thënë se ngritja e këtij memorialei ëhstë një domosdoshmëri. Po ashtu ai ka shtuar se hapja e dosjeve e dëmshpërblimi janë jetike
 
Ai theskoi se Bashkia e Tiranës do ta mirëpresë këtë projekt duke e bashkëfinancuar.
 
Duke u ndalur tek kjo kategori shumë e vuajtur nga regjimi komunist për më shumë se 40 vite, Veliaj shtoi se ligji për hapjen e dosjeve duhet të miratohet sa më parë dhe duhet të zbatohet siç po zbatohet edhe dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit që tashmë janë duke marrë këstin e 6 dhe të 7-të.
 
Ligji i dosjeve dhe dëmshpërblimet janë jetike. Ish të përndjekurit po marrin këstin e 6-të dhe të 7-të. Ky memorial simbolizon vuajtjet e të përndjekurve gjatë sistemit komunist. Komunizmi është periudha më e errët e shoqërisë. Duhet të përballemi me të shkuarën. Viktimat e komunizmit duhet të përballemi me të shkuarën.  Jam avokat i kujtesës, jo harresës. Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit janë një sukses. Ngritja e një monumenti në Tiranë në nder të viktimave ëhstë domosdoshmëri dhe orfroj mbështetjen time të plotë për këtë projekt. Jemi vonë në këtë përpjekje ndërsa dëshmitarët e gjallë janë duke u tretur nga dita në ditë. E mirëpres, e mezipres dhe do ta bashkëfinancoj një projekt të tillë për Tiranën” tha ai.
 
Ndërkohë, Ministri i mirëqënies Socviale e Rinisë Bledni klosi ka thënë se ngritja e këtij memoriali në Tiranë është një kujtesë kombëtare përtë nderuar vuajtjet e të persekutuarve.
 
Ndërkaq, ai shtoi se gjatë tre viteve të ardhshme qeveria synon që të rehabilitojë këtë kategori të shoqërisë, ku shtoi se synim ëhstë edhe gjetja e personave të zhdukur.
 
Memoriali për viktimat e komunizmit është kujtesë kombëtare. Të nderohen vuajtjet e persekutimit. Ky memorial nderon kujtesën kombëtare, përben instrument që gjenerateat të kujtojnë atë që kombi kaloi. Të ringremë kujtesën për këtë periudhë. Qeveria ka fokus rehabilitimin e ish-të përndjekurve, po japim dëmshpërblim material, por edhe moralkemi detyrime të mëdha ndaj kujtesës. Gjatë 3 viteve në vazhdim është përparësi për ish-të përndjekurit që janë gjallë të dëmshpërblehen. Cdo vit kemi rritje të buxhetit për dëmshpërblimet. Të gjejmë personat e zhdukur nga regjimi komunist është cështje me rëndësi politike, humanitare, shoqërore nga qeveria. Memoriali do të vendosë në vend të drejtat e mohuara” tha ai.