Koncensionet e para që
do të rishohë qeveria Rama

Koncensionet e para që<br />do të rishohë qeveria Rama
TIRANË - Me marrjen zyrtarisht të pushtetit, pas 12 gushtit, qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, sikundër ka lajmëruar edhe më herët do të rishohë shumë prej vendimeve të marra nga qeveria në ikje e Sali Berishës.
 
Burime pranë kabinetit të ri bëjnë me dije për A1Report se dy do jenë koncensionet e para, të cilat do të rishikohen nga qeveria Rama. Ato janë: Koncensioni për Llotarinë Kombëtare si dhe ai për Ngjyrosjen e Karburanteve. Prej kohësh Partia Socialiste dhe vetë kryeministri i zgjedhur Edi Rama kanë deklaruar se ka disa vendime, sidomos ato të marra pas 23 qershorit, te qeverisë së djathtë të cilat do të rishikohen, duke nisur me aspektin juridik.
 
Tashmë, bëhet publik fakti se ato do të nisin nga vendimi për organizimin e Llotarisë Kombëtare, e cila sipas të majtëve u përdor për interesin klientelist të qeverisë në ikje. Koncensioni i dytë ku do të ndalet puna në ditët e para të qeverisë së PS e LSI do të jetë ngjyrosja karburanteve, për të cilët sipas PS ka abuzime të mëdha klienteliste.
 
Redaksia online
(A1report/ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë