Koncert klasik, gala premtuese
me talentet në Universitetin e Arteve

Koncert klasik, gala premtuese <br />me talentet në Universitetin e Arteve
TIRANE - Talentet e reja të Akademisë së Arteve kanë shumë kohë që përgatiten për një koncert që do të jetë tërësisht klasik, ku një orkestër e madhe harqesh do të shoqërojë në skenë sopranon Madila Caushi, tenorin Gerald Murrja si dhe violinisten Anxhela Dervishi. Koncerti do të vijë më 14 prill nën regjinë e Sokol Gugës dhe në prezantimin e Dejana Kallogjerovic, me udhëheqës artistik, dirigjentin Grid Bici.

Koncerti do të përmbajë arie të jashtëzakonshme, jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja, të cilat do t’i sjellin të rinjtë në sallën e madhe të Universitetit te Arteve. Pjesë e këtij koncerti klasik do të jetë edhe koreografia Kozeta Bakiu, si dhe shumë artistë të tjerë të cilët do t’i bashkohen të rinjve në këtë aktivitet.

Një mbështetje të madhe ka dhënë dhe Rektori i Universitetit të Arteve Z. Petrit Malaj si dhe drejtori i liceut artistik “Jordan Misja” Z. Dashnor Çela, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë të këtyre të rinjve që me vullnet dhe me pasion dëshirojnë të japin një shfaqe ku të mbajë “vulën” e tyre.

“Ky është një nga koncertet më të vështira që kam realizuar ndonjëherë”- shprehet Sokol Guga, i bindur se do t’i dhurojë spektatorit një mbrëmje të paharrueshme, ku gjithçka do të jetë e vërtetë.

Redaksia Online
(dhu.ha/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve