Koncert dhe atmosferë feste u mbajt sonte në Tiranë me rastin e 'Natës së Bardhë'.
Në Sheshin Skënderbej u zhvillua një koncert me të ftuar këngëtar shqiptar si Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B, që nisi nga ora 18:00 deri në mesnatë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau video nga koncerti, ndërsa shkruan se Tirana është 'pushtuar' nga atmosfera festive.
'Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin', shkruan Rama.
Komente












Haah 3 sekonda video me 300 persona gjithsej . Nuk ka mbetur kembe rinie me qe te mbushe sheshet . Isha vete mbreme dhe ishte nje ambjent i zymtë nga mungesa e rinise
Përgjigju