Koncert në Ditën e Europës, Sequi
apel për më shumë solidaritet

Koncert në Ditën e Europës, Sequi<br />apel për më shumë solidaritet
TIRANE- Dita e Europës ka sjellë në skenën shqiptare zërat më të njohur të muzikës klasike, por jo vetëm. “Amigos Para siempre”, Miq Përgjithmonë. Ka qenë ky mesazhi i përcjellë nga Orkestra Filarmonike e “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit” me dirigjent Zhani Cikon, në kuadër të Ditës së Europës.

Fjalën e hapjes në këtë koncert operistik e mbajti Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, i cili përcolli mesazhe solidariteti dhe kompromisi. “Janë vlerat njerëzore që shkojnë përtej kufijve”, ka theksuar Sequi në fjalën e tij.

“Ajo çfarë e mban Europën së bashku pavarësisht kohëve të vështira janë ato cilësi të cilat i japin Europës shpirtin e saj të vërtetë. Shqiptarët kanë pikërisht këtë vizion. Qytetarët shqiptarë e kanë treguar me kohë që janë europianë. Europa është një histori që ende po zhvillohet, kjo për arsye sepse vlerat kanë shumë më tepër rëndësi sesa kufijtë gjeografikë”, u shpreh Sequi.

Koncerti operistik i dirigjuar nga mjeshtri Zhani Ciko, mblodhi një publik të zgjedhur prej personalitetesh të klasës politike shqiptare dhe të huaj, por edhe protagonist të medias vendase.

Protagonistë të kësaj mbrëmjeje ishin artistët Armaldo Kllogjeri, Gëzim Myshketa, Olen Çezari, Armando Likaj, Genti Rushi, Vikena Kamenica, Enkelejda Shkoza, Elina Duni, etj.

Redaksia Online
(dri.n/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset