Koncert në Liverpool, të rinjtë shijojnë muzikën pa maska e distance (VIDEO)

Pas Barcelonës dhe Amsterdamit edhe Liverpool, ka bashkuar mijëra të rinj në një klub nate, pjesë e një testi të mbështetur nga qeveria britanike për të rinisur eventet ku e pranishme është një audiencë e madhe, një përpjekje kjo për të provuar se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.

Pas muajsh larg muzikës dhe pubeve të natës, rreth 6,000 të rinj të moshës 18 deri 20-vjeç kërcyen për orë të tëra, afër njëri-tjetri dhe pa maska.

Kusht për të qenë të pranishëm në event ishte që të rinjtë të ishin testuar negative brenda 24 orëve nga eventi.

Testi dy-ditor është pjesë e një skeme pilot për të parë se si më shumë vende mund të rihapen në mënyrë të sigurt. Përveç koncertit, në skemën pilot do të mbahet edhe një ndeshje futbolli në stadiumin Wembley të Londrës ku do të marrin pjesë 8,000 njerëz.

Pas një fushate të suksesshme vaksinimi, më 12 Prill Mbretëria e Bashkuar filloi me lehtësimin e masave kufizuese. Bizneset, jo-thelbësore në Angli u rihapën së bashku me pub-et dhe restorantet që shërbejnë në ambientet jashtë dhe nga 17 maj kufizimet do të hiqen më tej për të përfshirë grumbullimet  në shtëpi, shfaqjet dhe eventet sportive. Kryeministri Boris Johnson shpreson të heqë plotësisht izolimin në qershor.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit