Koncert për Shën Valentinin në
Tiranë, ja këngëtarët që do performojnë

Koncert për Shën Valentinin në<br />Tiranë, ja këngëtarët që do performojnë<br>
Bashkia Tiranë ka zbuluar se cilët do të jenë artistët, që do të performojnë në koncertin e organizuar prej saj më 14 shkurt, me rastin e festës së Shën Valentinit.

Që nga DJ e deri te këngëtarët e spikatur, bashkia e kryeqytetit parlajmëron se do të ketë edhe mjaft surpriza të tjera.

Njoftimi i plotë

Me zemrën te Pazari i Ri.  Nëse ende nuk e keni menduar një vend ku mund të kaloni Ditën e të Dashuruarve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një superkoncert live e me plot surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar më 14 shkurt.

Për këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah. Këngëtarët Fifi, Gerta Mahmutaj, por edhe performanca e jashtëzakonshme në violinë e Stringirls, pritet që të ndezin hapësirën e re moderne të Pazarit të Ri, që pas rivitalizimit nga ana e Bashkisë së Tiranës, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës duke e kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turistët.

Nuk do të mungojnë edhe DJ më të mirë të momentit, si ANTOINE, DWARF, ERI DEE, MIND dhe VIN VELI që do të elektrizojnë të pranishmit duke e shndërruar 14 shkurtit në një festë të paharruar për të gjithë të dashuruarit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema