TIRANE - Pesë kompani me lidhje shumë afër pushtetit garuan ditën e hënë për të për fituar tenderin 1 milionë euro të 3 koncerteve festive të datës 28 nëntor 2012 në Tiranë. Janë të njëjtat kompani që kohët e fundit po shpërndajnë fondet qeveritare për organizimin e eventeve të ndryshme. Ndërkohë njëra nga kompanitë pjesmarrëse në tender, rezulton në QKR me statusin e “pezulluar”.
Kompanitë në fjalë janë ASLV dhe Agora srl, të cilat janë kompani të huaja, të paregjistruara si kompani shqiptare, por edhe një emër shumë i njohur si Media 66, e zotëruar nga pronari i TV Klan dhe ABC News Aleksandër Frangaj, i përfolur prej shumë kohësh nga opozita si përfitues i shifrave shumë të larta nga tendera qeveritare vitet e fundit, si prodhues spotesh. Po kështu, kompani tjetër që merr pjesë në garë është Ministry of Communication, që zotërohet nga një person tjetër shumë pranë zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe që sipas të gjitha dëshmive ka qenë ndër prodhueset kryesore të spoteve dhe gjithë infrastrukturës së printimit të fushatave zgjedhore të Partisë Demokratike.
Ajo që është më interesante në këtë tender është prania e një kompanie, e cila nuk mund të marrë pjesë në të. Firma Connect rezulton e pezulluar në sajtin e QKR-së dhe, me këtë status, automatikisht ajo nuk mund të garojë, pasi ndër kërkesat bazë të çdo tenderi apo prokurimi publik në Republikën e Shqipërisë është qenia në rregull me detyrimet ndaj Tatimeve, Doganave dhe të gjithë subjekteve të tjera, publike apo jo. Një status i tillë nuk mund të lejojë askënd të garojë në një tender publik.
MINISTRIA
Ka pasur heshtje nga ministria e Kulturës për mënyrën sesi u zhvillua ky tender. Ai u bë publik të premten e kaluar, ndërsa firmat do të garonin të hënën. Një ndër dokumentet që kërkohej për këtë tender, ishte marrja e dokumentit nga tatimet për shlyerjen e të gjitha detyrimeve karshi shtetit, një dokument që minimalisht kërkon 1 javë kohë për tu marrë. Një procedurë e tillë, hedh hije dyshimi dhe spekulimi për mënyrën e organizimit të tenderit.
“Ishte e pamundur të garonim edhe pse kemi marrë pjesë në aktivitete të tilla. Dokumentet që kërkoheshin për këtë tender, nuk mund të plotësohen në afatin kohor tre ditor, për më tepër kur dihet se e shtuna dhe e djela janë pushim. Ndër të tjera në qarqet dhe botën e organizimit dhe prodhimit të eventeve të tilla, dihet qartë se kush do të jetë fituesi dhe që ky tender është i paragjykuar” thotë për shqiptarja.com, drejtuesi i një prej operatorëve që funksionon në këtë fushë.
Kryetar i komisionit të tenderit për shpërndarjen e fondit 1 milionë euro për tre koncertet është Sabah Jemishta, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës, një ish mësues, që menjëherë gjatë qeverisjes së PD, u ngjit në detyrë në vitin 2007 si nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve e mandej në Ministrinë e Kulturës.
Në ministri, as drejtori Jemishta nuk ka bërë publike ofertat e paraqitura me shifrën përkatëse të lekëve, kur në shpallje është përcaktuar se tenderin e përfiton firma me ofertën më të ulët.
TENDERI DHE LOTET
Konkursi në fjalë është i ndarë në lote: Koncerti në “Pallatin e Kongreseve” 49.5 milionë lekë pa TVSH; kncerti në “Sheshin Skënderbej” 10.28 milionë lekë pa TVSH dhe koncerti në Sheshin “Nënë Tereza” 62.5 milionë lekë pa TVSH, me një shumë totale prej 1.22 miliardë lekësh të vjetra nga buxheti i shtetit shqiptar. Praktikisht, me një procedurë të përshpejtuar, ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, la të kuptohej se gara ishte e paracaktuar, pasi u kërkohej dokumentacioni për më pak se një ditë.
I pyetur nga Shqiptarja.com, zv.ministri Nikollë Lesi ka deklaruar: "Nuk kam asnjë dijeni si zv.ministër dhe asnjëherë nuk është diskutuar në mbledhjen e ministrit me zëvendësministrat një projekt i tillë. Nëse është kështu siç thoni ju - që përzgjedhja po bëhet me dyer të mbyllura - kjo është e patolerueshme. Gjithshka duhet të jetë e hapur, transparente para publikut e medias për konkurruesit që kanë marrë pjesë, nëse është bërë ky tenderim. Unë nuk jam anëtar i Komisionit e as nuk bëhem, por duhej të isha informuar patjetër se përse bëhej fjalë".
Në fakt, as vërtetimet tatimore dhe lista e pajisjeve, që nuk janë të pakta, nuk mund të siguroheshin në kohën e duhur. Sikur një pajisje të mungojë, nga e premtja deri të hënën vështirë të sigurohet. Kjo kërkesë e shpejtë favorizon gjithnjë subjekte që dinin më përpara se ç’do të kërkohej.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hijet mbi tenderin 1 milion euro