Koncertet, qeveria i jep Frangajt
186 mijë euro paradhënie
Buxheti i shtetit ka kryer dje dy pagesa, për kompanitë Media 66 dhe Ministry of Communication, që kanë rezultuar fituese të tenderit të përfolur për organizimin e koncerteve festive. Shuma e paguar është 186 mijë euro, nga një total prej mbi 1 milion eurosh
TIRANE- Hapet qesja e buxhetit të shtetit për kompanitë, të cilat u përfolën gjatë në opinion se ishin paracaktuar për të marrë disa nga fondet e festimeve të 100-vjetorit. Sipas njoftimeve nga Drejtoria e Thesarit pranë ministrisë së Financave, dje është regjistruar dhe është kryer menjëherë pagesa për dy subjektet që organizojnë koncertin e 100-vjetorit në Tiranë.
Ato janë Media 66, e zotëruar nga pronari i TV Klan dhe ABC News, Aleksandër Frangaj dhe Ministry of Communication, zotëruar nga një tjetër person, shumë pranë zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike prej vitesh dhe që, sipas dëshmive, ka qenë një ndër prodhuesit kryesorë të spoteve dhe gjithë infrastrukturës së printimit të fushatave zgjedhore të partisë në pushtet. Nga ana e vet, Frangaj ka qenë në qendër të sulmeve verbale nga opozita kohët e fundit, si përfitues i përhershëm i shumave të lartë nga buxheti, të marra në tendera qeveritarë të ministrive të ndryshme, si prodhues spotesh.
FATURAT
Fatura e paguar në adresë së kompanisë së Frangajt specifikon se shuma e paguar dje ka qenë 11.6 milionë lekë të reja dhe se kontrata e shërbimit me të është lidhur më 15 nëntor, një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave që caktonte shumën e fondit buxhetor për shpenzimet e koncertit të 100-vjetorit. Shifra për kompaninë e dytë është pak më e madhe: 14.47 milionë lekë të reja, sërisht pagesë për organizim koncerti.
TENDERI
Pesë kompani me lidhje shumë afër pushtetit garuan në fillim të këtij muaji për të për fituar tenderin 1 milionë euro të 3 koncerteve festive të datës 28 nëntor 2012 në Tiranë. Ishin të njëjtat kompani që kohët e fundit po ndajnë fondet qeveritare për organizimin e eventeve të ndryshme. Ndërkohë njëra nga kompanitë pjesmarrëse në tender rezultonte në QKR me statusin "e pezulluar".
Kryetar i komisionit të tenderit për shpërndarjen e fondit 1 milionë euro për tre koncertet ka qenë Sabah Jemishta, drejtor i përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës, një ish-mësues, që menjëherë gjatë qeverisjes së PD, u ngjit në detyrë në vitin 2007 si nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve e mandej në Ministrinë e Kulturës
Tenderi ishte ndarë në lote: Koncerti në "Pallatin e Kongreseve" 49.5 milionë lekë pa TVSH; koncerti në "Sheshin Skënderbej" 10.28 milionë lekë pa TVSH dhe koncerti në Sheshin "Nënë Tereza" 62.5 milionë lekë pa TVSH, me një shumë totale prej 1.22 miliardë lekësh të vjetra nga buxheti i shtetit shqiptar.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09