Sot në orën 12:00 hapet faza paraprake e shitjes së biletave (presale), para datës zyrtare për koncertin e Kanye WestTiranë. Regjistrimi kryhet përmes platformës yealbania.com.

Me këtë fazë, disa persona përzgjidhen për të përfituar bileta falas për të ndjekur koncertin e 11 korrikut.

Turi botëror i Kanye West për vitin 2026 parashikohet të përfshijë disa nga stadiumet më të mëdha në botë, ndërsa pjesë e ndalesave është edhe Tirana. Turneu nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë. Biletat për koncertin mund të gjenden në faqen zyrtare dhe fillojnë nga 99 euro apo 9500 lekë.

Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj.

Për organizimin e këtij koncerti, do të ndërtohet një stadium i përkohshëm, “Eagle Stadium”, në aksin Tiranë-Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh. 

Në një video 3D nga Report Tv, në qendër të stadiumit bie menjëherë në sy një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë.

Artisti amerikan konsiderohet një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale. Me albume si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ai ka ndërtuar një karrierë që ka ndryshuar standardet e industrisë.

Eventi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm dhe ekonomi, duke sjellë mijëra vizitorë dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion për evente të mëdha.

4/2