Koncerti i kurorëzimit, Princi Uilliam për Mbretin Charles: Jemi të gjithë shumë krenarë për ty (FOTO+VIDEO)

Koncerti i kurorëzimit, Princi Uilliam për Mbretin Charles: Jemi të gjithë shumë krenarë për ty (FOTO+VIDEO)

Princi Uiliiam

Princi i Uellsit ka nderuar babain e tij, Mbretin Charles III një ditë pas kurorëzimit, duke thënë se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të ishte "një nënë krenare".

Duke iu drejtuar turmave në Kështjellën Uindsor për koncertin e Kurorëzimit, Uilliam tha se gjyshja e tij ishte "aty lart, duke i parë me dashuri".

Ai tha se kjo fundjavë ishte shumë e rëndësishme sepse gjithçka kishte të bënte me shërbimin. Duke nënvizuar arritjet e mbretit Charles gjatë 50 viteve të fundit, Uilliam tha se të gjithë janë shumë krenarë për monarkun e tyre të ri.

Gjithashtu trashëgimtari i fronit, Princi Uilliam bëri zotimin e tij për kombin, duke thënë do të  angazhohet për  t'i shërbyer të gjithëve. Mbretit, atdheut dhe Commonëealthit.

Princesha e Uellsit mori pjesë gjithashtu bashkë me fëmijët më të mëdhenj të saj dhe Uilliam, Princin George dhe Princeshën Charlotte. Princi Louis, i cili sapo ka mbushur pesë vjeç, qëndroi në shtëpi pas ditës së tij të ngarkuar në Kurorëzimin të shtunën.

Duka dhe Dukesha e Edinburgut ishin ulur pranë Mbretit dhe Mbretëreshës, me kryeministrin Rishi Sunak pas tyre. Princi Andreë,

Turma prej 20,000 njerëzish mori biletat e tyre në një votim publik, me shumë të tjerë duke parë shfaqjen nga yjet e muzikës, duke përfshirë Katy Perry dhe Take That dhe shumë aktore e muzikantë të tjerë.

Anëtarët e familjes mbretërore u panë duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën All Night Long të Lionel Richie madje edhe Mbreti u ngrit në këmbë, siç bënë Duka dhe Dukesha e Edinburgut, Edëard dhe Sophie, dhe Zara dhe Mike Tindall.

Të pranishmit dhe familja mbretërore u argëtuan me muzikë, kërcim dhe sidomos nga shfaqja me dron , ku me shumë se 1000 dronë në formim: një dragua Uellsian, që shtrihej 140 m, u pa në Cardiff, ndërsa një kazan uji u pa mbi Projektin Eden në Cornëall.

 

 

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri