Koncerti i parë i Filarmonisë së Tiranës, Veliaj: U japim një shans çdo djali e çdo vajze të shkëlqejë e të ecë përpara me meritë

Koncerti i parë i Filarmonisë së Tiranës, Veliaj: U japim një shans çdo djali e çdo vajze të shkëlqejë e të ecë përpara me meritë

Filarmonia e Tiranës zhvilloi mbrëmjen e djeshme koncertin e saj të parë. Koncerti u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë një program të pasur muzikor për publikun, që përfshinte vepra nga autorët Franc Schubert, Antonio Vivaldi, Fritz Kreisler, Gabriel Faure, Pugani-Kreisler dhe Johannes Brahms.  

Filarmonia e Tiranës është konceptuar nga Bashkia e Tiranës si një mundësi e angazhimit të artistëve të rinj të fushës së interpretimit muzikor në jetën kulturore të kryeqytetit. 

Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është një mundësi e re për të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit, që të nxjerrin në pah talentin e tyre.

“Më vjen mirë që sot, nëpërmjet këtij koncerti, kemi themeluar atë që do të jetë Filarmonia e të rinjve të Tiranës, për t’u siguruar që teksa kemi një elitë të Operas dhe Baletit, ne përgatisim një gjeneratë tjetër, që gjithashtu performon, që i drejton projektorët nga vetja dhe talenti i tyre, e që gjithashtu u japim një shans çdo djali e çdo vajze me një instrument, pavarësisht mbiemrit e qytetit që vjen, se Tirana, që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të shkëlqejë, të duartrokitet, e të ecë përpara me meritë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se muzika ka aftësinë që të bëjë bashkë njerëzit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Sot Tirana është në Europë, e madje është Kryeqyteti Europian i të rinjve. Po mendoja për miqtë e mi këtu në skenë, si ndodh që dikush të performojë në këtë skenë? Normalisht, bëhen audicione, ndoshta aplikojnë 100 vetë për një vend, e ndoshta shumë prej të rinjve duhet të presin që dikush më i rritur të dali në pension, që të lirohet një vend në elitën e muzikës sonë. Këtë e vendosëm bashkë me mikun tim, Arben Skënderi, me të cilin kemi qenë edhe kundërshtarë politikë, por mendoj se politika është pjesë e zhurmës, kurse kjo është pjesë e muzikës dhe për të bërë muzikë ne jemi gjithmonë aleatë për të prodhuar ide të mira”, nënvizoi Veliaj.

Filarmonia e Tiranës e mbështetur nga Bashkia e Tiranës është vazhdimësia e investimit në fushën e artit, një tregues i qartë se Tirana po kthehet në një kryeqendër kulturore evropiane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari