PRISHTINE - Rap poeti dhe këngëtari shqiptar nga Prishtina, Viktor Palokaj, i njohur si i Unikkatil, do të performojë sonte në Prishtinë. 
Janë shitur mbi 20 mijë tiketa dhe pritet të jetë një performancë e veçantë. Stadiumi i Prishtinës qysh dje ka filluar përgatitjet për skenë dhe janë marrë masa të larta sigurie.

“Do të performoj më shumë se dy orë. Performanca do të jetë e plotë dhe nuk e kam zgjedhur repertoarin të cilin do ta këndoj”, ka theksuar Unikkatili në konferencën e djeshme për gazetarë.

Dyert do të hapen në ora 16:00 dhe do të mbyllen saktësisht në ora 21:00, për shkaqe sigurie. Po për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet asnjë gjësend i fortë të hyjë në stadium dhe edhe incidentet më të vogla, do të jenë me fatalitet për personat e implikuar.

/rg/shqiptarja.com/