Koncerti i Vjenës,shkëlqen Dudamel
Riccardo Muti e drejton për 2018-ën

Koncerti i Vjenës,shkëlqen Dudamel<br />Riccardo Muti e drejton për 2018-ën
Gustavo Dudamel, dirigjenti i Orkestrës, si një magjistar i vërtetë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut gjatë koncertit tradicional të Filarmonisë së Vjenës që u dha mbrëmjen e 1 janarit 2017. 

Por në koncertin e 2018-s, Dudamel do t’ia lërë stafetën dirigjentit të njohur italian Riccardo Muti për të drejtuar orkestrën e Filarmonisë së Vjenës. 
Dirigjenti 35-vjeçar i lindur në Venezuelë është dirigjenti më i ri në 75 vitet e këtij koncerti tradicional.

Në vitin 2007, Gustavo Dudamel drejtoi Filarmonisë e Vjenës për herë të parë në Festivalin e Lucernit dhe atë të Vitit të Ri 2011. 

Pas kësaj ai ka shkaktuar një tërheqje të madhe të vëmendjes mediatike dhe admirimin e publikut, ndërsa vijoi sukseset e mëtejshme me orkestrën tradicionale të Filarmonisë së Vjenës në vitet 2012 dhe 2014.

Koncert i Vitit të Ri që u drejtua në natën e parë nga Gustavo Dudamel u ndoq nga me shume se 90 vende të botës dhe ka pasur mbi 50 milionë shikues televizive në mbarë botën.

Në koncertin e Vjenës janë pjesëmarrës edhe dy artistë të shquar shqiptar, balerini Eno Peçi që është prej vitesh solist në koncertin e Filarmonisë se Vjenës dhe Shkëlzen Doli, violina e dytë e orkestrës. 

Ishte ekspresiv dhe emocionues drejtimi i dirigjentit Gustavo Dudamel,... por në koncertin tradicional të Vjenës ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe muzikanti italian Riccardo Muti.

Pikërisht në 2018-n, ai do të jetë dirigjent i Koncertit të madh për herë të pestë. Bashkëpunimi i Riccardo Muttit me Orkestrën e Filarmonisë së Vjenës ka nisur në vitin 1971 ndërsa dirigjimin e parë ai e ka bërë me 1993, me këtë orkestër.

Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja klasike më e njohur në botë në këtë periudhë festive të vitit, e miliona shikues në mbarë botën shikojnë magjinë që sjellë ky festival.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre