Sot yjet shqiptare do të jenë bashkë në Vatikan, në vigjilje të kanonizimit të Nënë Terezës. Sopranoja shqiptare Inva Mula do të interpretojë “Ave Maria” të Schubert. “Thais Meditation” i Massenet do të vijë nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.
Koncerti do të fillojë në orën 19:30 por të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pranishëm në orën 18:00 para Bazilikës në mënyrë që të kryhen kontrollet. Ndonëse hyrja është falas duhet të rezervohen biletat.
“Panis Angelicus” do të interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho. “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, do të vijnë nga tenori Ramë Lahaj. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.
“What Child is This”, një ndër simbolet më të famshme të Krishlindjeve, do të interpretohet nga këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit.
Finalizimi do të jetë me himnin e madh të kompozitorit Genc Tukiçi, të titulluar “Vals hyjnor”, me vet vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com