PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, ka dhënë koncesion 100 milionë euro dy muaj para zgjedhjeve

PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, ka dhënë koncesion 100 milionë euro dy muaj para zgjedhjeve

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj aktin e rëndë të qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet. Për këtë arsye, PD i kërkoi KQZ-së të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas PD-së procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur nga qeveria.

“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetit publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.- thuhet në kërkesën e PD-së.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 01/03/2021 20:00

    PPP jane modeli me kriminal i ekonomise dhe pa efekt ekonomik nga qeveria Rama dhe me oare nga Nano dhe Berisha . Perjashto narreveshjen me Shellin dhe Stankraftit ,cfare te mire i sollen kwto metoda banditeske popullit shqiptar ? Vec papunesi dhe grabitje miliona dollareve

    Përgjigju
    • Ervin: 01/03/2021 23:00

      E ke gabim shoku Sifi. Aaaaa, te lutem. Ppp qene kriminale ne kohen e Saliut. Sot , ato jane mrekullia e vertete ekonomike. Jo me kot kane firuar 1 milard euro cdo vit. Qeveria ka parate tona nga taksat dhe shume mire ben qe vjedh me PPP. Ashtu me ligj vidhet me mire. Ne, populli na kane lene hashashin, kush do mbjell e korr e shet. Ke gjithe ato mundesi mor shoku Sife, edhe me te forta, kokaine nga erila latine do a, heroine nga Turqenia. E ke shume gabim shoku Sifi... bej autokritike se Partia te kupton.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale