Koncesioni i markimit të naftës
Min. e Financave s'ka qëndrim final

Koncesioni i markimit të naftës<br />Min. e Financave s'ka qëndrim final
TIRANE- Ministria e Financave nuk një qëndrim final për koncensionin e markimit të karburanteve. Komisioni parlamentar i Ekonomisë i ka kërkuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani që të anulojë koncesionin e markimit të karburanteve, pasi sipas tyre për shkak të klientelizmit fitimi që duhet të shkonte në buxhetin e shtetit përfundon në xhepin e sipërmarrësit.
 
Por, sipas disa burimeve për ATSH, ende nuk ka një qëndrim të Ministrisë së Financave lidhur me këtë çështje.
                                     
Kërkesën për rishikimin e koncesionit e ka bërë kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, gjatë debatit që përfshiu maxhorancën dhe opozitën për rritjen e akcizës së karburanteve me 7 lekë/litër duke e çuar nivelin në 17 lekë/litër në muajin dhjetor.
 
Edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Koçi parashtroi këtë kërkesë para ministrisë së Financave gjatë muajit dhjetor.
 
“Kërkoj publikisht të shikohen tre koncensione, atë të pullave të akcizës, me dëm 15 milionë euro në vit, koncensioni i skanimit të automjeteve në dogana me dëm ekonomik 15 milionë euro dhe ngjyrosja e karburantit me dëm ekonomik 15 milionë euro. Janë tre koncensione që dëmtojnë rëndë interesin publik dhe nëse kërkohet të ngrihet komision hetimor që të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto koncensione duhet të jenë pjesë e përgjegjësisë administrative dhe penale”, tha Koçi.
 
Qeveria miratoi në 13 mars të vitit 2013, kontratën e koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G.
 
Nga ana tjetër në muajin tetor Shoqata e Hidrokarbureve i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e vendimeve të qeverisë, që u dhanë të drejtën dy kompanive austriake të markojnë dhe kontrollojnë karburantet.

Shoqata kërkon shfuqizimin e dy vendimeve të qeverisë “Berisha”, pasi pretendon se me miratimin e kontratës se koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit të Përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners A.G”, nuk është gjë tjetër, veçse vendosja në mënyrë të tërthortë e një takse kombëtare, e cila nuk mund të vendoset ndryshe, veçse me ligj. Ndër të tjera, shoqata pretendon se vendimet e qeverisë kufizojnë lirinë ekonomike, konkurrencën e lirë në treg dhe monopoli i vendosur me këto VKM lehtësisht do të krijonte një abuzim në treg, duke lënë të hapur madje edhe mundësinë e rritjes së çmimit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit