Koncesioni i Rrugës së Kombit është fituar përfundimisht nga grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”.
Përplasja mes Ministrisë së Transporteve dhe Komisionit të Prokurimeve për koncesionin e Rrugës së Kombit ka përfunduar me rrëzimin e grupit turk që u shpall “Vendeka Bilgi” fitues i tenderit.
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të rrezojë përfundimisht vendimin që i jepte grupit turk “Vendeka Bilgi” koncesionin e Rrugës së Kombit. Fituese zyrtare tashmë është grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, i cili u rendit fillimisht në vendin e dytë në tender. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, si dhe Ministria e Transporteve.
Vendimi i KPP erdhi pasi konsorciumi shqiptar ankimoi për parregullsi rezultatin e tenderit. Sipas ankimimit, grupi turk nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në kontratën koncesionare.
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes koncesionare qytetarët do të paguajnë 5 euro për kalimin e segmentit Milot-Morinë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO