Në këto ditë të nxehta vere, si çdo herë Sali Berisha kërkon çdo pretekst për të ngritur në ‘revoltë’ megjithëse e di shumë mirë se çdo ditë e më shumë është një minorancë e opozitës dhe marrja e pushtetit me dhunë i përket të shkuarës.
‘Revoltat’ dhe ‘protestat’ mbeten si thirrje të dëshpëruara në platformën e tij sociale me qytetarin digjital pasi në realitet e di shumë mirë që të shumtë janë ata që e kanë braktisur dhe po e braktisin. Pas zgjedhjeve të 14 majit edhe zgjedhjet e Rrogozhinës ishin një tjetër test për humbjen e tij dhe të Ilir Metës në koalicionin "Bashkë Fitojmë"
Si nxitje këtë herë për revoltën, Berisha e kërkon tek dosja e koncesionarit të sterilizimit për të cilën në burg janë ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Repaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndërsa GJKKO i ka kërkuar SPAK të nisë hetimet dhe për ish ministrin Ilir Beqaj.
Në dosjen e SPAK thuhet se nuk kanë arritur të gjejnë kontratën origjinale dhe këtë Berisha akuzon Beqajn se po kërkon të zhdukë gjurmët e krimit.
“Kriminel me mandat ministri, anëtarë qeverie si Beqja, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve të tij të tmerrshme, prej qindëra milionë euro me koncesionet e tij, ka zhdukur origjinalin e kontratës së sterilizimit. Zhdukja e origjinalit të kontratës së sterilizimit, por dhe kontratave të tjera nga kasaforta e ministrit, që e ka firmosur atë pasi gjendet se vetëm me sterilizimin ai ka vjedhë dhjetëra milionë euro, është një akt kriminal i shëmtuar, i ngjashëm me atë të një vrasësi, që për të fshehur vrasjen dhe zhdukur gjurmët e krimit të vet, djeg kufomën e viktimës së tij. Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij.“ shkruan Berisha.
Prandaj Berisha bën thirrje për protesta.
“Vetëm revolta qytetare e qëndrueshme gjerë në dëbimin nga pushteti të këtyre kriminelëve me mandat, është rruga e vetme e shpëtimit të çdo qytetari të ndershëm dhe Shqipërisë nga kthetrat e tyre” shkruan Berisha sot në facebook.
Nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje për protesta në facebook. Edhe për dosjen e inceneratorëve ka bërë thirrje por duket që Berishës nuk ka kush ta mbështesë të dalë në shesh prandaj nuk cakton asnjë datë e këto mbeten vetëm thirrje online.
E ndërkohë SPAK vijon punën duke dërguar në gjykatë me dosje të kopsitura zyrtarët e përfshirë në afera dhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta pengojë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull, mbrapa apo nën ombrellën e saj.
O Sali trupeshku prape revolta kerkon? Te kan kuptuar te gjithe se kush je dhe sta var teneqene askush.
Përgjigju