Koncesioni i sterilizimit/ Biznesmeni Rrapaj udhëtonte me Beqajn e Rjepaj madje dhe me makinën e zv/ministrit të Shëndetësisë

Koncesioni i sterilizimit/ Biznesmeni Rrapaj udhëtonte me Beqajn e Rjepaj madje dhe me makinën e zv/ministrit të Shëndetësisë

Gjykata e Posaçme refuzoi sot kërkesat e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenit ilir Rrapaj për lirim nga qelia pas arrestimit për koncesionin e sterilizimit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se treshja Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ndonëse e kanë mohuar të kenë njohje, rezultojnë të kenë kryer disa udhëtime së bashku. Sipas SPAK udhëtimet janë kryer në Itali dhe në Vjenë.

Nga sistemi TIMS janë zbuluar hyrjet dhe daljet e biznesmenit Ilir Rrapaj, administratorit të Investal, dhe Klodian Rjepaj, i cili atëherë ishte kryetar i Komisionit të procedurës së komisionit të dhënies së Koncesionit. Po kështu janë parë dhe të dhënat për Umbro Staccini, shtetasin italian, administrator i Tecnosanimed dhe një nga aktorët kryesorë të Koncesionarit Sani Service, Ilir Beqaj, ish ministri I Shëndetësisë dhe Admir Daci, administrator i Sani Service.

Në 15 qershor 2014 Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri nga Italia periudhë kjo që përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit.

Po kështu më 26 mars 2015 Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi drejt Romës, periudhë kjo që përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave.

Më datë 18 mars 2015 ish zëvendës ministri i Shëndetësisë mori një autorizim për shërbim jashtë vendit për të marrë pjesë në një vizitë pune në rajonin e Umbrias, Itali, për takime zyrtare me autoritetet e larta shëndetësore të rajonit në zbatim të marrëveshjes midis rajonit të Umbrias dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ilir Rrapaj është një nga aktorët kryesorë si pjesë e Confimi Umbria, në bashkëpunimin e Rajonit Umbria me Ministrinë e Shëndetësisë.

Udhëtimet mes biznesmenit dhe zv ministrit vijojnë. Ilir Rrapaj, Umbro Staccini dhe Klodian Rjepaj kanë dalë nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, Peruxhia më datë 13 prill 2016.

Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore në datë 24 nëntor 2016 përkatësisht në orën 11:33 dhe 11:34.

Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare Sani Service që prej datës 1 dhjetor 2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në këtë kohë, kanë dale nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Vjena më datë 25 shtator 2016, përkatësisht në orën 14:15 dhe 14:06.

Sipas hetimeve,  biznesmeni Ilir Rrapaj përdorte makinën e zv/ministrit të Shëndetësisë për të dalë jashtë Shqipërisë. Madje në dosje thuhet se Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën që drejtohej nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • servet: 18/08/2023 17:04

    Derjtesia duhet te jete shum e ashper ndaj ketyre hajduteve kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja