Koncesioni i sterilizimit, GJKKO rrëzon kërkesën për liri për të arrestuarit! Ish zv/ ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj do të qëndrojnë në burg

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO rrëzon kërkesën për liri për të arrestuarit! Ish zv/ ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj do të qëndrojnë në burg

GJKKO rrëzoi kërkesat për lehtësim mase dhe la në burg ish-zv ministër i Shëndetësisë Klodjan Rrjepajt dhe biznesmenin Ilir Rrapaj nën akuzë për koncesionin e sterilizimit. Në ‘Arrest shtëpie’ mbetet ish zyrtarët Saimir Kadiu dhe Marsela Serjana.

Në seancën e kësaj të hëne SPAK prezantoi veprimet hetimore të dy muajve dhe kërkoi që të arrestuarve të mos u ndryshohen masat e sigurisë. Ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë janë nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh duke paracaktuar fituesin e koncesionit 100 milion euro për Ilir Rrapaj që akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Koncesioni i sterilizimit  çoi pas hekurave, ish ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e  “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Klodian Rjepaj është i vetmi politikan i arrestuar për këtë çështje deri tani. Gjatë hetimeve të nisura më 13 janar 2020, Klodian Rrjepaj  u pyet për 3 herë rresht si kryetari i komisionit të prokurimit publik. Po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. 

Nga ana tjetër materialet për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj janë veçuar në një çështje tjetër, ndërsa brenda gushtit pritet të mbyllen hetimet edhe për Koncesionin e Check-Up-it. Ilir Beqja, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.

Koncesioni i sterilizimit

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. 

Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Pjesa tjetër e aksioneve të kompanisë “SaniService” zotërohet nga tri subjekte, përkatësisht, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%. Mediat kanë raportuar se Rrapaj, ishte emigrant në Itali por u kthye në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste ku fitoi kontratën koncesionare 100 milionë euro.
Afati i koncesionit është 10 vjeçar ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKR nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro.

Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'

Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025