Koncesioni i sterilizimit në hetim parlamentar/ Saniservis-it iu paguan miliona lekë energji! Ish-drejtoresha e spitalit të Durrësit: Shteti pagoi dhe ujë e qira koncesionarit

Ish-drejtorët e spitaleve që u morën në pyetje nga Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, e vlerësuan pozitivisht kontratën për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Ish-drejtuesja e spitalit të Durrësit dhe ish-drejtori i spitalit ushtarak, nuk i konsideruan problemet aq madhore sa të përbënin shqetësim.

Por Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor, ju lexoi ish-drejtuesve shkresa ku vetë ata kishin shprehur shqetësim pranë ministrisë së shëndetësisë, për sjelljen e koncesionarit SaniServis. Një prej tyre, ishte situata në spitalin e Durrësit, ku vetë dëshmitarja i shkruante ministrisë se kompania private po i harxhonte institucionit miliona lekë vetëm për energjinë elektrike, duke ja lënë barrën vetë spitalit.

Socialistët u përballën me opozitën, duke e akuzuar se po intimidon dëshmitarët.

Në pytje në komisionin hetimor u morën edhe drejtori aktual i maternitetit Koço Gliozheni dhe shefi i departamentit të sëmundjeve kronike në Institutin e Shëndetit Publik, Alban Ylli.

Pjesë nga debati

Nadire Jani, ish-drejtore e Spitalit Durrës: Kam parë koleget e mia kirurge, që kanë janë carë me bisturi e kanë qenë të shqetësuar për muaj të tërë mos i kapte HIV AIDS, apo diçka tjetër. Si unë, ashtu edhe kirurgët ishim entuziastë për këtë zhvillim të ri. Edhe mund të ketë pasur probleme në fillim, por ju janë përmbajtur kontratës, nuk ka pasur probleme madhore.

Saimir Korreshi: Kur mbaronte entuziazmi, cilit ishin problemet që mund t’i quani edhe të vogla ju.

Nadire Jani: Sterilizimi nuk ka pasur efekte negative, as si mjeke e as si drejtuese.

Nadire Jani: Në fillim kanë munguar setet/paketat e vogla. Me insistimin e drejtuesit, më vonë kanë ardhur ato që kemi kërkuar. Nuk është fushë me lule, po nuk është problematikë kush e di se çfarë. Fillimet janë gjithmonë të vështirë. Personeli nuk ishte plotësisht i trajnuar për këtë pjesë. Këto duhet të jenë të kuptueshme. Por anë negative dhe problematika madhore, nuk ka pasur.

Nadire Jani: SaniServis nuk pagoi qira për ambientet, as për ujin dhe dritat. I pagoi Ministria e Shëndetësisë.

Albana Vokshi: Ju keni mbrojtur interesin publik me shumë shkresa. Sot na thoni se jeni entuziaste. Ju keni vijuar të kërkoni sete mikrokirurgjikale e nuk ju kanë ardhur për një vit. Thoni se kompania ju mori të gjitha ambientet dhe hoqi pajisjet që ju kishit. I thatë ministrisë se përdorët pajisjet tuaja, dhe ju rritën shpenzimet. Keni përdorur autoklavat tuaja.

Nadire Jani: Problemi kryesor ishte buxheti, ndaj kemi kërkuar me ngulm. Thashë punë muajsh, ndoshta gabova, por nga 1 muaj, ndoshta kanë shkuar me 3 muaj.

Albana Vokshi: Kam shkresat tuaja. Nuk ju kanë ardhur as pas një viti. Ju është dashur të paguanit disa fish më shumë. Unë jam impresionuar për mirë nga menaxhimi juaj në mbrojtje të interesit publik. Jeni ankuar se në vend që të paguanit 266 lekë, keni kaluar në 13 700 lekë.

Albana Vokshi: Ju jeni ankuar për mos pagesë qeraje dhe mos pagesë energjie elektrike. Keni bërë llogaritë. Pas refuzimit të operatorit, keni thënë, për të vënë matës të energjisë elektrike, keni bërë matje, e shpenzimi 550 mijë lekë në muaj vetëm për energji në spital 52 milionë lekë të vjetra, të matura vetëm në një periudhë nga ju. Jeni ankuar në ministri se nuk kishit buxhet për të paguar këto fatura. 

Nadire Jani: Fondi na tha vijoni kontratën ndërsa ministria nuk na ktheu përgjigje fare për këtë çështje.

Albana Vokshi: Fondi i sigurimit të kujdesit shëndetësor ju vendosi juve si spital maksimumi 322 ndërhyrje kirurgjikale në muaj. A ishte ky problem?

Nadire Jani: Kur ne kemi kontratë me Fondin, jemi të detyruar t’i përmbahemi. Pavarësisht se futemi në siklet për këtë, planifikimi ka qenë normal bazuar mbi numrin e shtretërve. Jashtë këtij planifikimi nuk mund të dalim. Ama si mjeke nuk jam dakord me uljen e urgjencave. Listë pritja tek ne nuk shkon më shumë se 7-8 ditë.

Albana Vokshi: Ju i keni shkruar ministrisë se duhet të hiqnit dorë nga 6 ndërhyrje çdo ditë, nga 20 operacione në ditë totali. Më 7.5.2019 ju i thoshit FDSKSH-së, ku donit 100 paketime në muaj të sterilizuara, për urgjencat kirurgjikale ditore. Kishit marrë përgjigje negative nga SaniService. Nuk jua sollën.

Vokshi tensione me Plarent Ndrecën: Po bën zhurmuesin, se po dalin faktet.

Plarent Ndreca: Nuk mund të dhunoni nënkryetarin e komisionit.

Albana Vokshi: Si e zgjidhët çështjen e 100 paketave që nuk i kishit, zonja Jani?

Albana Vokshi: Ore qenke interesant ti...

Plarent Ndreca: Sigurisht që jam interesant, por nuk ka rëndësi kjo.

Pyetja për shtesën e 100 paketave shtesë të sterilizuara.

Nadire Jani: Morëm shtesë në buxhet në vitin 2018, u dyfishua.

Albana Vokshi: Në vitin 2019, SaniService bën shkresë se në spital ishte vendosur një sterilizues i juaji që ishte sipas tyre i rrezikshëm. Ata kërkuan marrjen e masave për ta ndërprerë sepse përdorej formalinë.

Nadire Jani: Nuk ishte e vërtetë ajo që thoshte SaniService, shkova vetë në maternitet ta kontrolloj dhe formalina nuk është e rrezikshme. Pasi i kundërshtova me shkresë, ata nuk u ndjenë fare më, dhe tregon që ne kishim të drejtë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZAKAREL ZAKA: 10/09/2024 16:10

    PO CFARE LODHENI ME DIRIN E KA NUSEN E CUNIT MAGJISTRATE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike